By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E rëndë në Akademinë e Policisë, helmohen 56 studentë/ Dy prej tyre u shtruan në spital, dyshohet se ndodhi nga ushqimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > E rëndë në Akademinë e Policisë, helmohen 56 studentë/ Dy prej tyre u shtruan në spital, dyshohet se ndodhi nga ushqimi
Shqipëri

E rëndë në Akademinë e Policisë, helmohen 56 studentë/ Dy prej tyre u shtruan në spital, dyshohet se ndodhi nga ushqimi

admin
Last updated: 07/05/2026 11:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – 56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.

Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u largua.

Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Aleate e rëndësishme”, Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
Next Article “Nëse nuk sjell Edi Ramën këtu, jep dorëheqjen”/ Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit, kryeparlamentari: E njoh Kushtetutën, përdor atë librin që më qëlluat ju seancën e parë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?