By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Me interepelanca, opozita vetëm humb kohë dhe nuk arrin asgjë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Me interepelanca, opozita vetëm humb kohë dhe nuk arrin asgjë!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Me interepelanca, opozita vetëm humb kohë dhe nuk arrin asgjë!

admin
Last updated: 27/10/2026 15:08
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor – Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës që kur kryeminstër është Hristijan Mickoski, gjatë ditës së djeshme është mbajtur interpelanca e 12-të në Kuvendin e Maqedonisë. Prej tyre, 7 interpelanca kanë dështuar (janë refuzuar nga Kuvendi), ndërsa 5 kanë kaluar ose janë votuar me sukses nga shumica parlamentare për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Të gjitha interpelancat e dorëzuara nga opozita ndaj zyrtarëve qeveritarë dështuan sepse nuk morën mbështetjen e shumicës. Kur dihet se si funksionojnë këto interpelanca dhe nëse nuk ka koordinim të duhur, atëherë përse humbet kohë opozita me këto procedura që nuk kanë asnjë efekt në opinion, shkruan “argument.mk/”.

Dështon interpelanca kundër ministres së energjetikës!

Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dështuar edhe një interpelancë. Kësaj radhe llogari iu kërkua ministres së Energjetikës, Sonja Bozhinovska. Inicitaiva ishte ngritur nga partia “E Majta” (Levica) e cila akuzoI Ministrinë se nuk i zgjidh problemet kyçe në energjetikë dhe se interesat private po mbrohen në kurriz të interesave shtetërore.

LSDM akuzoi se reformat për t’u lidhur me tregun evropian janë vonuar dhe prodhuesit vendas po përballen me kushte të pafavorshme për shitjen e energjisë elektrike. Ata gjithashtu theksuan premtimin e paplotësuar për heqjen e tarifës së shpërndarjes, uljen e fondeve për gazifikim dhe rritjen e çmimit të ngrohjes.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së e mbrojtën Bozinovskën me ligjet e reja të energjisë, koncesionet e revokuara dhe rilançimin e gazsjellësit Selanik-Shkup. Në përgjigje të akuzave për gjendjen financiare të ESM-së, ata thanë se e trashëguan kompaninë me një deficit prej 180 milionë eurosh, dhe tani ajo ka një bilanc pozitiv.

Interpelanca nuk u votua. 19 deputetë votuan pro saj, 63 ishin kundër dhe nuk pati abstenime. Sanja Bozhinovska mbetet në pozicionin e saj ministror.

Deri më tani në Kuvend kishte 12 interpelanca

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut deri më tani janë iniciuar dhe dorëzuar 12 interpelanca. Këto interpelanca janë bërë kryesisht nga partitë opozitare, edhe atë 7 nga Levica, edhe atë kundër Afrim Gashi (Kryetar i Kuvendit), Sanja Bozhinovska (Ministre e Energjetikës), Ilire Dauti (Kryetare e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale), dhe Ivan Stoilkoviq (Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive) – e dorëzuar në mënyrë të koordinuar me Frontin Europian.

Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI-ja në opozitë, inicioi interpelanca të cilat kryesisht kishin në shënjestër zyrtarët shqiptarë të koalicionit “VLEN” në Qeveri, duke dorëzuar gjithsej 3 interpelanca: Izet Mexhiti (Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor), Pançe Toshkovski (Ministër i Punëve të Brendshme) dhe Astrit Iseni (Zëvendësministër i Punëve të Brendshme).

Partitë në pushtet u shfaqën si nismëtare në një rast specifik, duke dorëzuar një iniciativë kolektive për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të zgjedhur nga Kuvendi. Iniciativa u nënshkrua nga deputetët e partive në pushtet me qëllim që të ushtrohet presion për reforma dhe ndryshime në sistemin gjyqësor.

Nga gjithsej 12 interpelanca të parashtruara që nga marrja e mandatit të kryeministrit Hristijan Mickoski, 7 interpelanca kanë dështuar, ndërsa 5 kanë kaluar, ose janë votuar me sukses nga shumica parlamentare për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Të gjitha interpelancat e dorëzuara nga opozita ndaj zyrtarëve qeveritarë dështuan sepse nuk morën mbështetjen e shumicës, shkruan “argument.mk/”.

Cili është efekti i këtyre interpelancave!

Në sistemin politik të Maqedonisë së Veriut, efekti i një interpelance ndryshon nëse ajo është politike ndaj anëtarëve të Qeverisë apo institucionale, siç ishte kundër Këshillit Gjyqësor. Efekti kryesor i një interpelance është hapja e debatit të detyrueshëm në Kuvend për të kërkuar llogaridhënie publike.

Debati në sallë ndërmjet të gjithë deputetëve zgjat gjithsej një ditë pune dhe duhet të përfundojë dhe të hidhet në votim përpara mesnatës të po asaj dite.

Nga pikëpamja praktike dhe politike, interpelancat shpesh shihen thjesht si një “shfaqje politike” pa asnjë efekt real mbi pushtetin. Meqenëse koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski ka një shumicë të qëndrueshme dhe të fuqishme parlamentare, është e pamundur që një interpelancë e opozitës të kalojë. Votat janë të përcaktuara që përpara se të fillojë debati.

Partitë politike, veçanërisht “E Majta” dhe “Fronti Europian” në këtë mandat, i përdorin interpelancat më shumë për të marrë hapësirë mediatike, për të sulmuar kundërshtarët dhe për të treguar aktivizëm para votuesve të tyre, sesa me shpresën se do të ndryshojnë diçka në Qeveri.

Në fund të ditës, efekti i vetëm mbetet ai publik, ku qytetarët kanë mundësi të shohin një debat të tensionuar televiziv për disa orë, por të nesërmen çdo gjë vazhdon saktësisht si më parë, shkruan “argument.mk/”.

Me interepelanca, opozita vetëm humb kohë dhe nuk arrin asgjë

Interpelanca nuk është mekanizmi më i fuqishëm ose më i mirë që ka opozita në Maqedoninë e Veriut për të sfiduar pushtetin, edhe pse është më i shpeshti për shkak se është i lehtë për t’u iniciuar, pasi mjaftojnë vetëm 5 nënshkrime deputetësh.

Në rrethanat aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i shpeshtë i interpelancave nga ana e opozitës shpesh kthehet në një humbje kohe dhe energjie që nuk prodhon asnjë rezultat konkret.

Pas interpelancës së parë apo të dytë, publiku e humb interesin. Kur opozita dorëzon interpelanca të njëpasnjëshme, ato kthehen në rutinë dhe lajmi zgjat vetëm 24 orë, pa lënë asnjë gjurmë afatgjatë.

Duke sulmuar çdo ministër për çdo lloj çështjeje, pesha e kritikës reale humbet. Kur vjen një skandal vërtet i madh, qytetarët tashmë janë të lodhur nga “zhurma” e përditshme parlamentare.

Sa herë që opozita ngre një interpelancë dhe dështon, ajo pa dashje i jep mundësi partive në pushtet të shfaqin unitetin e tyre para kamerave dhe të krenohen me numrat e tyre në Kuvend.

Prandaj, në vend që të harxhojë javë të tëra me debate njëditore që dihen se si përfundojnë, opozita do të arrinte më shumë nëse do të fokusohej në hetime të thella të korrupsionit, propozimin e ligjeve alternative, apo punën e drejtpërdrejtë në terren me qytetarët, shkruan “argument.mk/”.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni, të ndërtojnë karrierë dhe të krijojnë familje
Next Article Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?