By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni, të ndërtojnë karrierë dhe të krijojnë familje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni, të ndërtojnë karrierë dhe të krijojnë familje
Maqedoni

Të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni, të ndërtojnë karrierë dhe të krijojnë familje

admin
Last updated: 27/10/2026 15:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Programi Kombëtar për Punë Dinjitoze 2026–2030 parashikon reforma në tregun e punës, avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë dhe gratë. Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë nënshkrimit të programit, theksoi se synimi është krijimi i vendeve të punës më cilësore dhe më të sigurta, me paga të drejta dhe mundësi për zhvillim profesional në vend.

Ai vuri në dukje se ndër sfidat kryesore janë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, emigrimi i të rinjve dhe mospërputhja ndërmjet arsimit dhe nevojave të ekonomisë.

“Ne nuk duam që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre vetëm jashtë atdheut. Duam që këtu ta marrin mundësinë e tyre të parë, të ndërtojnë karrierë dhe t’i realizojnë ambiciet e tyre. Duhet të krijojmë edhe më shumë mundësi për fuqizimin ekonomik të grave dhe për pjesëmarrje më të madhe të tyre në tregun e punës”, tha Mickoski.

Programi, i hartuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ONP) dhe partnerët socialë, parashikon reforma në legjislacionin e punës, modernizimin e institucioneve, forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe zhvillimin e aftësive sipas nevojave të tregut. Janë paraparë edhe masa për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritjen e produktivitetit dhe zvogëlimin e ekonomisë joformale.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se prioritetet janë avancimi i të drejtave të punëtorëve, zhvillimi i aftësive dhe përfshirja më e madhe e të rinjve dhe grave. Ai theksoi se suksesi i programit do të matet përmes përmirësimeve konkrete që do t’i ndiejnë punëtorët dhe kompanitë.

Drejtoresha e ONP-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Claire Harasty, theksoi se bashkëpunimi i përbashkët është kyç për krijimin e vendeve të punës më cilësore dhe për një treg pune më të qëndrueshëm.

“Me punë të përbashkët mund të krijojmë vende pune cilësore, të forcojmë institucionet e tregut të punës dhe të mbështesim zhvillimin e ndërmarrjeve të qëndrueshme”, deklaroi Harasty.

Programi është në përputhje me Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm 2026–2030 dhe lidh reformat e tregut të punës me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian.

Mickoski porositi se zbatimi i programit duhet të sjellë rezultate konkrete për qytetarët, më shumë siguri për punëtorët dhe më shumë mundësi për të rinjtë dhe gratë.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e 15-të e tubimit në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Next Article Editorial / Me interepelanca, opozita vetëm humb kohë dhe nuk arrin asgjë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?