By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Politikanët t’i lënë thashethemet, sepse populli e ka barkun e zbrazët!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Politikanët t’i lënë thashethemet, sepse populli e ka barkun e zbrazët!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Politikanët t’i lënë thashethemet, sepse populli e ka barkun e zbrazët!

admin
Last updated: 15/07/2026 15:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik  – Gjatë ditës së djeshme ministra të rinj i morën detyrat e tyre në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Por, në opinion askush nuk foli se çfarë ministra kemi në qeveri, por se kush kë ofendoi, kush është më patriot e kush është më pak patriot. Fatkeqësisht vazhdon dukuria që politika ndërtohet mbi thashetheme, me akuza dhe më shumë për sytë e publikut se sa për zgjidhjen e vërtetë të problemeve jetësore të qytetarëve. Prandaj, mjaft më me akuza, po kapni punët para dhe punoni, lerini llafet, sepse askujt si intereson kjo gjë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Qytetarëve nuk iu interesojnë akuzat e politikanëve por standardi jetësor!

Anketa dhe perceptimet publike tregojnë vazhdimisht se qytetarët në Maqedoninë e Veriut i japin përparësi absolute ekonomisë dhe uljes së kostove të jetesës. Përballë rritjes së çmimeve dhe pasigurisë, propaganda dhe debatet politike të ditës kalojnë në plan të dytë.

Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shqetësues mbetet rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, ndërsa kryefjalë e zyrtarëve të lartë të shtetit muajve të fundit mbeten modalitetet për ndryshimin e Kushtetutës, akuza dhe kundër akuza për politika ditore, reagime dhe akuza për Millosheviqin e Radojçiqin në Kosovë…

Anketat që zhvillohen vazhdimisht nga organizata të ndryshme, tregojnë se 56 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar.

Si arsye kryesore se pse vendi po shkon në drejtim të gabuar apostrofohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, nga çmimet e larta dhe inflacioni, politikat e dobëta për zhvillim ekonomik, varfëria dhe standardi i ulët i jetesës.

Gjithashtu një pjesë e qytetarëve kanë apostrofuar negociatat me BE-në dhe problemet me Bullgarinë, si arsye që Maqedonia e Veriut po shkon në drejtim të gabuar.

Qytetarët e vazhdimisht pohojnë se është e vështirë të mendohet për çështjet e mëdha ku bën pjesë dhe përshpejtimi i procesit integrues përderisa tryeza e bukës ka gjithnjë e më pak ushqim, shkruan “Zhurnal.mk”.

Inflacioni po i ha pagat – kërkohet zhvillim ekonomik

Prioritetet reale ekonomike që prekin popullin janë inflacioni dhe çmimet, ku interesim i veçantë është për stabilizimin e shportës së konsumit, e cila mbetet shqetësimi kryesor. Qytetarët ndiejnë drejtpërdrejt peshën e faturave dhe çmimeve të ushqimeve në raport me pagat mesatare. Gjithashtu, mjaft e rëndësishme është nevoja për rritje reale të të ardhurave për të përballuar inflacionin, veçanërisht për shtresat në prag të kufirit të varfërisë.

Fatkeqësisht me inflacionin e tanishëm, edhe pse një mijë denarë sot ende nuk duken si një shumë e vogël, por nëse hyni në një supermarket, shpejt do të kuptoni se shporta mbetet gjysmë bosh. Njëzet vjet më parë, situata ishte krejtësisht e ndryshme. Me të njëjtat para, shumë familje blinin ushqime për disa ditë, dhe ndonjëherë për një javë të tërë.

Ndërkohë, pagat janë rritur ndjeshëm, por edhe çmimet janë rritur gjithashtu. Inflacioni, rritja e kostove të prodhimit dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve kanë ulur gradualisht fuqinë blerëse të parasë. Indekset e çmimeve të konsumit tregojnë se kostoja e jetesës është dukshëm më e lartë sot sesa ishte dy dekada më parë, me ushqimin që mbetet një nga kategoritë që ka ndikimin më të madh në buxhetet familjare.

Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut tani është 48,779 denarë, që është dukshëm më shumë se njëzet vjet më parë. Megjithatë, rritja e pagave nuk do të thotë automatikisht fuqi blerëse më e madhe, pasi ushqimi, shërbimet, strehimi dhe transporti janë bërë dukshëm më të shtrenjta në të njëjtën periudhë.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz mendojnë se, edhe pse fitojnë më shumë se më parë, u mbeten më pak para në fund të muajit.

Prandaj, rënia e standardit dhe mungesa e perspektivës ekonomike nxit largimin e fuqisë punëtore dhe shpopullimin e vendit. Politikanët e kanë për obligim moral dhe kombëtar, që të fokusohen drejt përmirësimit të standardit jetësor dhe mos të trumbetojnë akuza e kundër akuza, kinse po punojnë diçka në sy të popullit, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thirrjet nga Brukseli nuk dhanë rezultat, partitë nuk gjetën gjuhë të përbashkët për Kodin Zgjedhor
Next Article Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?