By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Studentët në protestë, Qeveria premton zgjidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Studentët në protestë, Qeveria premton zgjidhje
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Studentët në protestë, Qeveria premton zgjidhje

admin
Last updated: 06/04/2026 11:46
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 prill, argument.mk/ – Sot studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut do të marshojnë në kryeqytet për të kërkuar një të drejtë bazike: dhënien e provimt të jurisprudencës në gjuhën amtare shqipe. 

Se kush do ta mbështet protestën e sotme, e sa masovike do të jetë kjo protestë mbetet të shihet në orët në vijim. 

Megjithatë, ajo që dihet deri në këto momente është një mbështetje që i është ofruar studentëve nga të gjithë qytetarët e politikanët në opozitë e pushtet. 

Qeveria thotë se garanton zgjidhjen e problemit, e opozita i mbështetë në ngritjen e zërit. 

Ndërkaq, si zgjidhje e shpejt mund të jetë zbatimi i ligjit aktual, derisa pushteti propozon sjelljen e një ligji të ri apo ndryshime në ligjet aktuale. Por enigmat e zgjidhjes konkrete nga këto dy opcione mbeten ende një e panjohur tash për tash, shkruan argument.mk/.

Studentët 

E filluar dy vite më parë në formë të kërkesës së shkruar në letër e drejtuar institucioneve përgjegjëse, kërkesa e studentëve deri më tash kishte hasur në veshë të shurdhur. Kjo indiferencë institucionale tash i ka mobilizuar studentët që një të drejtë të tyre ta kërkojnë përmes protestës. 

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore në mobilizim për protestën i intensifikuan thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar, sot më 6 prill në ora 12:30 në Shkup. Protesta e sotshme do të nisë me një ecje nga Ura e Gurit në Shkup dhe do të përfundojë para Ministrisë së Drejtësisë. 

Në disa komunikata e thirrje publike, ata iu janë drejtuar mediave, shoqërisë civile, aktivistëve, botës akademike e profesionale arsimore, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. 

Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk iu lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore. 

Qeveria “garanton”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thyer heshtjen lidhur me revoltën e studentëve shqiptarë.

Në prag të protestës së paralajmëruar, kreu i qeverisë ka dhënë një garanci publike se kjo çështje do të marrë një epilog pozitiv.

“Unë iu garantoj studentët se siç janë gjetur shumë zgjidhje për shumë sfida dhe shumë lëshime nga e kaluara, ashtu edhe për këtë do të gjendet zgjidhje përkatëse. Unë mendoj se atë tanimë e dinë dhe apeli im është që të mos lejojnë të jenë vegël në duart e partisë politike që ende jeton në kujtimet e së kaluarës, gjegjësisht në kohën e shekullit të kaluar”, deklaroi Mickoski dje, me 5 prill.

Po ashtu, edhe partneri shqiptarë në qeveri, VLEN, paralajmëroi se do të ketë zgjidhje, duke rikujtuar se opozita shqiptare për 20 vite nuk ka gjetur zgjidhje duke e akuzuar atë se ka lënë probleme ndërsa tanimë po bënë zhurmë për përfitime dhe keqpërdorime politike për ngecjet e krijuara në kohën sa ishte nëpushtet.

Cila mund të jetë zgjidhja më e shpejtë?

Zgjidhja e kësaj problematike deri në këto momente që po shkruajmë është përmes dy opsioneve: sjelljes të një ligji të ri për jurisprudencën, përkatësisht ndryshimeve në ligjet aktuale të cilat i ka propozuar pushteti dhe i ka artikuluar avokati i popullit, dhe opsioni i dytë zbatimi i ligjeve aktuale duke u thirrë në ligjin për përdorimin e gjuhëve sit ë mjaftueshëm.

Ndërkaq, studentëve natyrisht se u shkon përshtati zgjidhja urgjente që mund të bëhet vetëm përmes zbatimit të ligjeve aktuale që janë fuqi, pa patur nevojë të pritet ndonjë ligj i posaçëm për jurisprudencën.

Opcioni i parë, përkatësisht sjellja e një ligji të posaçëm për jurisprudencën, përsëri do të vonojë në kohë, sepse ajo kërkon muaj të tërë, e në vonesa do të përfshihej edhe dërgimi i propozim-ligjit në Komisionin e Venecias, të cilën e pat paralajmëruar edhe kryemininistri.

Avokati i Popullit, Faton Selami, tashmë ka iniciuar kërkesë të tij për harmonizimin e ligjeve që lidhen me provimet profesionale juridike, duke përfshirë jurisprudencën, noterinë dhe përmbaruesit. 

Ai thekson se deri tani ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në vitin 2019, nuk është zbatuar në praktikë. 

Sipas Selamit, ligjet aktuale nuk parashikojnë mundësinë që provimet të jepen në gjuhë tjetër përveç maqedonase, gjë që sipas tij krijon pengesa juridike dhe praktike për kandidatët shqiptarë, të cilët kanë përfunduar studimet juridike në gjuhën e tyre amtare.

Ligji aktual për gjuhët

Sqarojmë se, në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase. I njëjti nuk thekson fare gjuhët.

Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. 

Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedonase, pse të mos mundësohet pra edhe në gjuhën shqipe?

Përplasjet e interpretimet e ligjit të gjuhëve dhe vonesa e gjetjes së zgjidhjes ndër vite, tash janë akumuluar dhe kanë shpërthyer, edhe pse ato u heshtën për 20 vite më radhë.

Protesta

Ky akumulim tash dërgon studentët në protestë për të kërkuar të drejtën për gjuhën shqipe në procesin e tyre të edukimit dhe përdorimin e saj në jetën e tyre profesionale në të ardhmen.

Protestat janë e drejtë demokratike e garantuar në çdo shtet demokratik për të shprehur një revoltë, kërkesë apo pakënaqësi. 

Në Maqedoninë e Veriut gjatë kohë nuk ka pasur protesta e aq më pak prej studentëve. 

Prandaj, ngjarja e sotshme duhet të jetë edhe festë që dëshmon që demokracia akoma frymon. 

Mendimi ndryshe duhet që të shprehet lirshëm pa frikë dhe pa qenë të cenuar nga ndonjë pasojë e mundshme. 

E pas protestës që të gjithë do të presin të shohin se cilat do të jenë veprimet në vazhdim të institucioneve për zgjidhjen e kësaj problematike për gjuhën shqipe. argument.mk/

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha paraqitet në SPAK: Duhet të jesh gjykatës special që të mos ekzistojë ligji
Next Article LDK kritikon Qeverinë për çmimet e derivateve: Gjysma e parave shkon tek shteti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?