By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Zhduket” aktiviteti fizik te fëmijët, kërkohet reagim urgjent pasi rrezikojnë sëmundje të ndryshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Zhduket” aktiviteti fizik te fëmijët, kërkohet reagim urgjent pasi rrezikojnë sëmundje të ndryshme
KosovëTOP LAJM

“Zhduket” aktiviteti fizik te fëmijët, kërkohet reagim urgjent pasi rrezikojnë sëmundje të ndryshme

admin
Last updated: 06/10/2024 11:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Dukuri tejet shqetësuese po konsiderohet të jetë rënia e interesimit për aktivitet fizik për fëmijët në shkolla fillore dhe të mesme dhe nga matjet antopometrike, të cilat i ka bërë Akademia Olimpike, ka rezultuar që fëmijët nuk bëjnë aktivitet fizik dhe janë të nivelit nën mesatar në këtë aspekt.

Adrian Telaku, kryetar i Federatës së Sportit Shkollor, ka thënë se gjendja në këtë drejtim është alarmante dhe se po provohet që kjo të përmirësohet sado pak përmes programeve të ndryshme sportive.

Telaku: Gjendja e fëmijëve për shkak të mos aktivitetit fizik është alarmante

“Nga matjet antopometrike të cilat i ka bërë Akademia Olimpike, si rezultate kanë ardhur që fëmijët nuk bëjnë aktivitet fizik dhe janë të nivelit nën mesatar në aktivitete fizike. Kjo është dukuri shqetësuese, por nuk është se kemi pritur ndonjë rezultat tjetër për arsye se në vendin ku po jetojmë dhe më fëmijët që kemi punë çdo ditë e shohim që aktiviteti fizik mungon…Është alarmante, nuk është urgjente por alarmante, shumë alarmante. Praktikisht ne po mundohemi që përmes programit fëmijëve t’iu japim mundësi që të bëjnë aktivitete fizike, por ajo që është më e mira në këtë aspekt është që ky aktivitet nuk ka nevojë të paguhet”, ka thënë Telaku.

“Gjendje të rëndë” këtë situatë e ka quajtur edhe tashmë ish-dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Musa Selimi. Ai ka kërkuar që të shtohet numri i orëve të Edukatës Fizike në shkollat fillore.

Selimi: Teknologjia ka humbur interesimin e fëmijëve për aktivitet fizik

“Te ne e kemi gjendjen shumë të keqe, shumë kritike, siç e thash është në forumin Komitetit Olimpik të Kosovës, MKRS dhe fakulteti ynë, gjendja është alarmante. Me obezitet jemi shumë keq, jemi me mungesë të aktivitetit fizik, mungesë të kushteve por edhe të interesimit të fëmijëve për shkak të mjeteve elektronike që sot telefonat dhe shumë teknika tjera që janë në pronësi të fëmijëve dhe kjo është shqetësim i madh i yni si ekspertë të fushës sepse mendojmë që nëse rritet fondi i orëve do të zbutet kjo situatë alarmante dhe fëmijët tanë do të kenë shëndet më të mirë”, ka deklaruar Selimi.

Që shtimi i orëve do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e kësaj situate e kanë thënë edhe nga Ministria e Sportit. Drejtori i Departamentit të Sporteve në këtë ministri, Ibër Alaj, ka thënë për KosovaPress, se dy orë të Edukatës Fizike në shkolla janë shumë pak.

Alaj: Dy orë Edukim Fizik në shkolla janë pak

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Si rezultat u hulumtimeve dhe rekomandimeve që kanë dal nga hulumtimet e bëra nga profesorë të ndryshëm, por edhe nga institucionet kredibile, konsiderojmë që duhet të fillojmë nga cikli i ulët që është nga klasa e parë, pa përjashtuar edhe ata në parashkollor, por së paku që një profesor i Edukatës Fizike të jetë edhe në ciklin e ulët të mesëm, por edhe në shtimin e orëve të edukimit fizik sepse konsiderojmë që dy orë janë pak në edukim fizik dhe fillimisht ishte dashur të synohet një shoqëri aktive dhe me potencial për sportin, të ketë tri orë edukim fizik”, theksoi Alaj.

Mosaktiviteti fizik, sipas Selimit, sjellë sëmundje dhe deformime të shumta te fëmijët.

Selimi: Pasojat shëndetësore tek fëmijët për shkak të mos aktivitetit fizik janë shumë të mëdha

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në shumë aspekte është e dëmshme, e para në aspektin e shëndetit, e dyta në aspektin e deformimeve të cilat janë me shumë numra si lodos, kifoz, skulioz, deformitete të ndryshme trupore, mungesë të disponimit, mungesë të vullnetit, të motivit, të gjitha këto komponentë ndikojnë negativisht tek fëmijët dhe ndikojnë edhe në nxënie, në mësim, në kualitet në performacën e tyre dhe sigurisht ndikojnë edhe ë zhvillimin harmonik të tyre”, ka bërë të ditur Selimi.

Për mundësinë e rritjes së orëve të Edukatës Fizike në shkollat fillore, KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

You Might Also Like

Jakupi: Nga 27 prilli i 2017 te prilli i 2025, kujdes me ‘Deja-vu’të. Atehere ra regjimi, tash ra gjoka konstruksion!

Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës

Deputetja e AAK-së Kadrijaj dorëzoi lëndën në Kushtetuese për votimin e fshehtë: I takon VV-së të bëjë zgjidhje

LDK dhe deputetë tjerë kërkojnë nga ZRrE anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

Sfidë në vete reformimi sistemit gjyqësor!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit mbërrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve
Next Article ISHT paralajmëron dënime rigoroze për tregtarët që nuk respektojnë vendimin për marzhat e produkteve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jakupi: Nga 27 prilli i 2017 te prilli i 2025, kujdes me ‘Deja-vu’të. Atehere ra regjimi, tash ra gjoka konstruksion!
Maqedoni TOP LAJM
Ndërroi jetë kardiologu Agim Zeqiri
Kronika Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë në RMV proteston sot, kërkojnë respektimin e Ligjit për Pagën Minimale
Maqedoni
Nga mesnata ulen çmimet e naftës
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?