By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekologjistët: Çdo ditë deponi në Malin Sharr, pamja është e tmerrshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ekologjistët: Çdo ditë deponi në Malin Sharr, pamja është e tmerrshme
Maqedoni

Ekologjistët: Çdo ditë deponi në Malin Sharr, pamja është e tmerrshme

admin
Last updated: 12/03/2024 11:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 mars – Jo vetëm në Tetovë, por edhe në Komunën e Tearcës, territori i së cilës është ngjitur me Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, shfaqen deponi të egra, thonë ekologjistët.

Nga organizata “CED”, e cila është pjesë e Platformës “Miqtë e Sharrit”, thonë se parandalimi është i rëndësishëm, por detyrimi i organeve është që deponitë tashmë të krijuara t’i largojnë.

“Aktualisht po punohet në pjesën e Parkut Kombëtar bashkë me forumet dhe një nga problemet më të mëdha janë deponitë. Ajo që vëmë re është se deponi në Sharr shfaqen çdo ditë dhe mendoj se si organizatë joqeveritare CED e cila është pjesë e platformës ‘Miqtë e Sharrit’, ne punojmë dhe kemi punuar për sensibilizimin, por ajo që apelojmë është një bashkëpunim më i madh mes institucionet. Ne e dimë që institucionet kanë mungesë të inspektorateve në terren për të kontrolluar situatën, por ky problem është i ndarë, nuk do të thotë që deponitë që krijohen të mos hiqen”, tha për “Sloboden Pecat”, Metin Muharemi nga organizata joqeveritare CED.

Pasi u shkri bora në Sharr, u shfaqën peizazhet e turpshme të mbeturinave. Përpara hyrjes dhe daljes së çdo fshati të Malit Sharr ka deponi. Nga Parku Nacional ‘Mali Sharr’ thonë se gjendja më katastrofike është në komunat e Tetovës, Vrapçishtit dhe Bogovinës, territoret e të cilave janë në kuadër të Parkut Kombëtar.

Ndërmarrjet komunale në një pjesë të madhe të fshatrave nuk i grumbullojnë e as i trajtojnë mbeturinat, kështu që vendasit nuk kanë ku t’i grumbullojnë dhe kështu mbeturinat në shumicën e rasteve përfundojnë në lugina, lumenj dhe livadhe.

Ndërsa nga ‘Eco Guerrilla’ thotë se pylli është i një rëndësie thelbësore për parandalimin e proceseve erozive në masivin e Malit Sharr. Ata nuk besojnë se NPK ka pasur ndonjë elaborat për prerjen e pyllit.

Para pak kohësh Parku Kombëtar ‘Mali Sharr’ në një konferencë për media ka prezantuar pamjet, të cilat sipas tyre tregojnë se si mbeturinat ndërtimore të grumbulluara gjatë rindërtimit të rrugës së shtëpizave në Kodrën e Diellit, hidhen pranë shtëpive të pushimit, duke ndotur natyrën.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përveç serbit, edhe dy kurdë të dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani – radio gjermane jep detaje
Next Article Shfuqizohet masa e paraburgimit për Stefan Dimovskin, shoferin e Ljupço Palevskit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?