By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)
Maqedoni

Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)

admin
Last updated: 06/10/2024 15:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Në një atmosferë mbresëlënëse me një numër të madh të grave dhe vajzave pjesëmarrëse, delegate dhe mysafire, në prezencë të kryetarit Arben Taravari dhe kryesisë së partisë, Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët mbajti Konferencën e dytë.

Për kryetare u zgjodh znj. Elfete Ismaili, zv/ministre e mbrojtjes. Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët, gjithashtu zgjodhi edhe organet tjera, ku për sekretare të përgjithshme u zgjodh znjsh. Mimoza Musa, deputete aktuale, kurse për nënkryetare u zgjodhën Afërdita Hamza, Shqipe Mustafa, Naime Islami Zeqiri dhe Besa Pocesta. Sekretare organizative u zgjodh Arbenita Meta.

Kryetari Arben Taravari në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Dua ta filloj fjalimin me thënien e Margaret Taçer: Në qoftë se ju duhen fjalë, thirreni një burrë. Nëse ju duhen vepra, thirreni një grua. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore, dhe pa barazi shoqlrore nuk ka barazi etnike. Pjesëmarrja e gruas është afirmim kombëtar. Në radhët tona kemi resurse të jashtëzakonshme kuantitative dhe kualitative. Sot gëzohem që 3 udhëqesit e ASH-së janë Arben Taravari, Elfete Ismaili, Yllka Nuredini. Pra 2:1 në favor të gjinisë femërore”.

Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetarja e posazgjedhur Elfete Isamaili, e cila falënderoi delegatet për besimin e dhënë dhe theksoi se:

”Të kesh më shumë gra në politkbërje, shërben si frymëzin për shumë vajza dhe gra për tu zhvilluar në karrierë, si dhe duhet gratë, si gjysma e potencialit botëror, të jenë një kapital i shfrytëzur. Gratë duhet të kenë një shans të drejtë për të qenë të përfaqësuara.

Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Posted by ZHURNAL.MK on Sunday 6 October 2024

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm me armë në një stacion autobusi në Izrael
Next Article Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?