By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Emetohet për herë të parë obligacioni 20-vjeçar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Emetohet për herë të parë obligacioni 20-vjeçar
Shqipëri

Emetohet për herë të parë obligacioni 20-vjeçar

admin
Last updated: 29/01/2025 10:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare. Raportimet flasin për interes mjaft të lartë të investitorëve.

Nga 1,5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4,26 miliardë lekëve.

Për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, duke e çuar vlerën totale 1,72 miliardë lekësh.

Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6,78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.

Në muajin mars, Ministria e Financave ka parashikuar edhe një rihapje të ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, në vlerën 1 miliard lekë.

Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit sipas autoriteteve është një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit.

Niveli i borxhit në raport me PBB do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit, ku konkretisht gjatë vitit 2024 niveli i borxhit llogaritet në rënie me rreth 2.3 pikë përqindje (nga 57.5% në 55.2%). Gjatë vitit 2025 pritet të ulet me 0.4 pikë përqindje (në 54.8%) dhe gjatë vitit 2026 pritet të ulet me 0.8 pikë përqindje.

Ky është niveli më i ulët që prej vitit 2008.

Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit. /j.p/

 

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tirana Training Center, Gonxhja: Gati për të qenë në hartën globale të kinematografisë
Next Article Koçiu: Pajisje moderne në Spitalin Universitar të Traumës për trajtimin e patologjive delikate

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?