By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Endrit Hate dhe Fabio Bardho, gjenerata e re e pilotëve shqiptarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Endrit Hate dhe Fabio Bardho, gjenerata e re e pilotëve shqiptarë
Shqipëri

Endrit Hate dhe Fabio Bardho, gjenerata e re e pilotëve shqiptarë

admin
Last updated: 07/02/2025 12:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Endrit Hate dhe Fabio Bardho janë dy prej pilotëve të gjeneratës së re të pilotëve shqiptarë që operojnë në Bazën Ajrore të Farkës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu solli sot shembullin e dy pilotëve, duke theksuar se ata janë “dy nga anëtarët e familjet së madhe të Mbrojtjes që tregojnë investimin tonë në fuqinë njerëzore në Forcat e Armatosura”.

“Puna e tyre në Forcën Ajrore reflekton gjithashtu prioritetin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes për modernizimin e vazhdueshëm”, nënvizoi ministri.

Pilotët e rinj janë shndërruar tashmë në komandantë ekuipazhi.

Togeri Fabio Bardho, komandant ekuipazhi për helikopterët “Black Hawk” tregoi historinë e tij të rekrutimit në Forcat e Armatosura.

“Unë realisht kam konkurruar pranë Ministrisë së Mbrojtjes për një bursë studimi në Akademinë e Forcave Ajrore në Napoli. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime për t’u bërë pjesë e FA më përpara. Pas trajnimit bazik që kam bërë në Bazën Ajrore në Farkë kam shkuar në Amerikë, në shtetin e Arizonës dhe atje kam zhvilluar trajnimin për helikopterin “Black Hawk” UH-60””, tha Bardho.

Ndërsa toger Endrit Hate, komandant ekuipazhi për helikopterët “Black Hawk”, tregon se çfarë duhet për t’u bërë pilot.

“Pilotimi i një helikopteri në radhë të parë është një kënaqësi, por është edhe një përgjegjësi. Ka disa lloje sfidash, të cilat ne i hasim në fazat e para si pilot. Kërkon një përqendrim shumë të madh dhe një qetësi shumë të madhe, për shkak se stresi dhe presioni i pilotimit të një mjeti të tillë të madh ajror është dhe përgjegjësi”, u shpreh Hate.

Ai tregon edhe arritjet në karrierën profesionale si pilot.

“Arritja më e madhe profesionale si pilot në FA është kryerja e detyrës si komandant ekuipazhi me helikopterin “Black Hawk”, i cili është një helikopter shumërolësh. Kjo është gjithashtu dhe një arritje shumë e madhe, një sukses shumë i madh për Bazën Ajrore Farkë pasi dy pilotë të rinj kanë filluar të kryejnë detyra si komandant ekuipazhi gjë e cila do të ndihmojë në operacionalitetin e bazës si dhe në trajnimin e pilotëve të tjerë të bazës”, u shpreh Hate.

Hate dha edhe një mesazh për më të rinjtë.

“Do t’u sugjeroja që të bëhen pjesë e FA, duke aplikuar për t’u bërë në radhë të parë oficer i FA, pastaj të aplikojnë dhe të kërkojnë mundësinë e trajnimit për pilotë helikopteri dhe për t’u bërë një pilot i Forcës Ajrore në Farkë. Për shkak se ka disa shkallë dhe disa faza për të arritur për t’u bërë pilot, minimalisht duhet të jesh një oficer i FA që të të lindë e drejta për të aplikuar dhe për t’u bërë pilot, më pas konkurron për të bërë kursin e pilotit në Forcën Ajrore shqiptare”, tha ai.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjatë fundjavës mot stabil dhe i thatë, borë pritet javën e ardhshme
Next Article Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?