By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…
Shqipëri

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

admin
Last updated: 29/09/2026 21:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator argument.mk/ – Ergys Agasi ka reaguar përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia, lidhur me të dhënat dhe pretendimet e bëra publike në kuadër të hetimeve të SPAK.

Haxhia ka përcjellë versionin e klientit të tij, duke kundërshtuar pretendimet që lidhen me takimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe me dokumentet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit.

Në intervistën e dhënë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, duke folur për qëndrimin e Agasit, Haxhia deklaroi: “Po e deklaroj çfarë kam biseduar me klientin dhe më ka thënë: asnjëra nga ato nuk qëndron. Kryetarja e shërbimit informativ nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk e kam takuar asnjëherë, në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme. Se çfarë ruajnë ata në kuptimin e funksionimit të atij institucioni është tjetër gjë, këtë nuk e di…, që është një lidhje, që është aset, a është në shërbim… këtë nuk di ta them. Vetëm di të them që ai sfidon. Më ka thënë që sfidoj këdo që të thotë: “Unë kam bashkëpunuar me sekretet shtetërore” dhe e dyta: “Që në makinën që kam pasur në shtëpi janë gjetur dokumente”.”

Sa i përket pretendimeve për dokumentet dhe materialet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit, avokati ka kundërshtuar versionin e bërë publik dhe ka deklaruar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me këto pretendime.

“Sfidon këdo për ato biseda që kanë nxjerrë në media ose në publik dhe thotë: “Po të ishin se në makinën time, që aty ka qenë, nuk ka lëvizur, se është vërtetuar që nuk është makina me të cilën është kryer rrëmbimi, të jenë gjetur materiale të shërbimit informativ”. Kanë vënë në gojën e Agasit që ai ka deklaruar që: “I kam pasur këto dokumente dhe i kam lënë në makinë”. Jo, nuk është e vërtetë, aty kam qenë në proces. Këtë kundërshton ai. Ai thotë, edhe prokurorinë dhe këdo tjetër që të ballafaqohet.”

Haxhia ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me publikimin e disa komunikimeve telefonike, duke argumentuar se ato, sipas tij, nuk kanë interes për hetimin. Avokati ka kërkuar që çdo material që pretendohet se ekziston të përfshihet në dosjen e hetimit, në mënyrë që mbrojtja të mund ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.

“Ne kërkojmë që prokuroria të distancohet, ose nëse janë të vërteta, t’i fusin në dosje, jo po të bëhet kallëzim ndaj prokurorisë. Jo, t’i vërë në dosje dhe ta bëjmë luftën ballë për ballë, pra ta bëjmë dyluftimin juridik me provat që ke, por e them përsërit, nuk besoj që prokuroria t’i ketë nxjerrë, sepse si ka, nuk i ka. …Ne, në cilësinë e mbrojtjes, na e kanë bërë mbrojtjen gati të pamundur. Ky variant fillon vazhdimisht, duke i bërë gjërat në publik, mbarset publiku dhe ne atëherë duhet të sqarojmë publikun dhe pastaj të bëjmë mbrojtjen juridike. Për mua është bërë një strategji dhe taktikë që ta vërë para fajësisë zotin Agasi.”

Më herët, gjykata ka aprovuar tre masa të kërkuara nga SPAK për nxjerrje sekreti dhe përkrahje të autorit të krimit, mes tyre edhe për ish-kreun e SHISH, i cili mbahet në arrest shtëpiak.

Deklaratat e mësipërme përfaqësojnë qëndrimin e mbrojtjes së Ergys Agasit. Hetimet dhe pretendimet e SPAK vijojnë të jenë pjesë e procesit në zhvillim.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Hapen 3 aeroporte të reja? – Rama në Bruksel: Vlora dhe një sezonal në jug, riaktivizojmë Kukësin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm me mjet të mprehtë në Mateç – 16-vjeçari përfundon rëndë në spital, ndalohen dy të mitur
Next Article Përleshje mes dy grupeve në Gjermani: Plagoset rëndë 24-vjeçari nga Maqedonia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?