By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Escobar: Kemi marrë garanca nga VMRO-DPMNE-ja se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Escobar: Kemi marrë garanca nga VMRO-DPMNE-ja se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike
MaqedoniTOP LAJM

Escobar: Kemi marrë garanca nga VMRO-DPMNE-ja se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike

admin
Last updated: 22/05/2024 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Ne presim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën evropiane, tha zëvendësndihmës sekretari dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë online për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik.

Escobar, gjatë bisedës për rolin e Shteteve të Bashkuara përballë sfidave në Ballkanin Perëndimor, u pyet nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe shqetësimit në rritje për Marrëveshjen e Prespës, ai ende beson se rruga drejt Evropës do të vazhdojë.

“Po. Unë mendoj se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia bënë shumë të qartë qëndrimin presidentes pas inaugurimit se ne presim plotësisht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e saj evropiane, të angazhohet, të vazhdojë të jetë një anëtare e përkushtuar e NATO-s, dhe më besoni, ata janë një anëtar i përkushtuar i NATO-s. Dhe morëm garanci nga të gjitha nivelet e kryesisë partiake që fitoi zgjedhjet, se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane”, u përgjigj Escobar.

Greqia ka kërcënuar se do ta lidhë përparimin e vendit drejt BE-së me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht me përdorimin e emrit kushtetues të vendit.

Departamenti i Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë thirrje Greqisë që të votojë për memorandumet, pasi i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të respektojë marrëveshjen, tha se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”.

Nga Departamenti i Shtetit kanë thënë se ndërsa formohet qeveria e re dhe zgjidhet një kryeministër, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e respektimit të “marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rivotohet në fshatin Llarcë, Komuna e Zhelinës, procesi po zhvillohet pa probleme
Next Article 313 serbë aplikuan për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?