By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është caktuar paraburgim 30-të ditor për efektivët e policisë, të dyshuar lidhur me zjarrin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është caktuar paraburgim 30-të ditor për efektivët e policisë, të dyshuar lidhur me zjarrin në Koçan
MaqedoniTOP LAJM

Është caktuar paraburgim 30-të ditor për efektivët e policisë, të dyshuar lidhur me zjarrin në Koçan

admin
Last updated: 19/03/2025 20:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars- Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar masë të paraburgimit prej 30 ditëve për shtatë persona zyrtarë të SPB Shtip dhe SP Koçan, të dyshuar për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike”, lidhur me dhënien e lejeve për funksionimin e disko klubit në Koçan, ku kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar rreth propozimit të Prokurorisë Themelore Publike, siç njoftojnë nga Gjykata Penale, kanë pranuar propozimin për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj shtatë zyrtarëve në SPB Shtip dhe SP Koçan, të cilët janë sjellë në Gjykatë vonë sot pasdite.

“Pranohet propozimi i PTHP dhe shtatë të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni. 165 fq.1 pika. 1, 2 dhe pika 3 për të dyshuar të caktuar, përkatësisht rrezik ikje, rrethana që tregojnë se do të pengojnë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethanat që tregojnë se mund ta përsërisin veprën penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankimimi në Këshillin Penal.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot konfirmoi se shtatë policë nga Koçani dhe Shtipi dyshohen për krime të rënda kundër sigurisë publike lidhur me zjarrin në Koçan dhe për ta është paraqitur propozim për caktimin e masës së arrestit. Të dyshuarit kanë konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe trafikut. Përveç këtyre të shtatëve, para gjyqtarit për procedurë paraprake do të dalë edhe një person tjetër i lidhur me një ngjarje penale, i cili aktualisht është një nga drejtuesit në Ministrinë e Ekonomisë.

“Prokurori publik përgjegjës nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër shtatë zyrtarëve policorë. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepër të rëndë kundër sigurisë publike”, tha Toshkovski në konferencë për shtyp.

Siç plotësoi, si zyrtarë të punësuar në SPB Shtip dhe në SP të Koçanit si bashkëkryerës, të dyshuarit duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqimin pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarive hoteliererike – kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim.

Ai theksoi se i pari si kryeinspektor për çështje të trafikut në Departamentin e Policisë në Drejtorinë për Punë të Brendshme Shtip dhe i dyti si inspektor i pavarur për planifikimin e forcave rezervë, parandalimin dhe ballafaqimin me situata krize, ka konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore në fushën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në pjesën e trafikut.

I treti si shef i Departamentit të Policisë në SPB Shtip dhe i katërti si shef i SPB Shtip kanë miratuar dhe nënshkruar njoftim për Ministrinë e Ekonomisë se kabareja i plotëson kushtet ligjore dhe duke mos kryer kontroll të plotë para dhënies dhe miratimit të pëlqimit pozitiv për dhënien e licencës së kabaresë, kanë kryer vepër të kundërligjshme.

“I pesti, si dokumentarist në SP të Koçanit, ka përgatitur një telegram në të cilin nuk ka dhënë të dhëna të sakta dhe të plota, se brenda dhe pranë kabaresë ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe ka raportuar për krime, ndërsa i gjashti, në cilësinë e zëvendëskomandantit dhe i shtati si shef i Departamentit të Punëve të Brendshme të Koçanit, ndonëse e dinin se kishte disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike, të cilat si zyrtarë nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse dhe nuk kanë bërë kontroll të plotë dhe të detajuar lidhur me dhënien e pëlqimit pozitiv për kabarenë dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve”, sqaroi Toshkovski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI riafirmon qëndrimin e saj parimor për drejtësi të plotë, të pavarur dhe të pandikuar nga politika
Next Article Sorensen: Është koha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?