By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është shpallur thirrje për marrje me qira të “Fshatit të Maqedonisë”, nga 1 qershori kompleksi fillon me punë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është shpallur thirrje për marrje me qira të “Fshatit të Maqedonisë”, nga 1 qershori kompleksi fillon me punë
Maqedoni

Është shpallur thirrje për marrje me qira të “Fshatit të Maqedonisë”, nga 1 qershori kompleksi fillon me punë

admin
Last updated: 29/01/2025 18:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Në mediat e shtypura sot është shpallur thirrje për zgjedhjen e koncensionerit për kompleksin “Fshati i Maqedonisë”, i cili gjendet në shpatet e Vodnos, në afërsi të fshatit Nerez, me qëllim që kompleksi përsëri të fillojë të punojë dhe u kthye në hartën turistike dhe kulturore të Maqedonisë, informon Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP).

Thirrja, siç precizojnë, është ndarë në katër pjesë, gjegjësisht ekziston mundësi që koncesionerë të ndryshëm të paraqiten për marrje me qira të segmenteve të ndara ose për kompleksin në tërësi. Çmimi fillestar për marrje me qira të gjithë kompleksit është 240.000 denarë, ndërsa çmimi fillestar i koncesionit të pjesëve të ndara është 44.529 denarë, 49.868 denarë, 54.839 denarë dhe 91.575 denarë.

“Në mënyrë ligjore dhe transparente do të vendoset se kush do ta menaxhojë ‘Fshatin e Maqedonisë’ në të ardhmen. Përzgjedhja do të bëhet me ankand publik elektronik, përmes sistemit që menaxhon dhe operon Ministria e Financave – Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike. Qiramarrësi/qiramarrësit do të detyrohen të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për përgatitjen e Kompleksit për funksionim nga data 1.06.2025. Besojmë se me përzgjedhjen e një koncesionari të ri do të kontribuojmë në zhvillimin e turizmit, do të stimulojmë ekonominë vendore dhe do të krijojmë mundësi të reja punësimi”, thonë nga SHPPP.

Me rinovimin e kompleksit “Fshati i Maqedonisë”, shtojnë, do të krijohen edhe kushte për vizita nga turistë dhe mysafirë vendorë, që do ta fuqizojë infrastrukturën turistike dhe ofertën në rajon, ndërsa në të njëjtën kohë do të kontribuojmë edhe për prezantimin e zanateve tradicionale të Maqedonisë, trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës autentike.

Kompleksi përbëhet nga 12 shtëpi autentike, me hapësira ku janë prezantuar zanatet e Maqedonisë, disa pjesë shfrytëzohen si dhoma hoteli, ndërsa disa kanë edhe pjesën e restorantit. Nuk funksionon tashmë gjashtë vjet, pasi koncesionerët e kaluar u tërhoqën për shkak të humbjeve financiare. Në ndërkohë, SHPPP rregullisht i mbulonte shpenzimet për sigurim dhe mirëmbajtje dhe në praktikë, siç theksojnë, humbjet e deritanishme financiare arritën shumën prej rreth 350.000 euro.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain
Next Article Hamza para studentëve: Unë besoj te potenciali juaj, 25 milionë euro do t’i ndajmë çdo vit si bursa studentore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?