By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Esra, e vetmja nxënëse e klasës së 5-të në shkollën e Gajres
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Esra, e vetmja nxënëse e klasës së 5-të në shkollën e Gajres
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Esra, e vetmja nxënëse e klasës së 5-të në shkollën e Gajres

admin
Last updated: 23/01/2025 18:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 23 janar – Kjo është Esra, nxënëse e klasës së 5-të në shkollën fillore “Azem Marana” të fshatit Gajre të Tetovës. E gjetëm të vetme në orën e mësimit. Gjithsej në këtë klasë janë 5 nxënës, por 4 nuk kishin ardhur për shkak të gripit. Shpërnguljet e vazhdueshme janë arsyeja pse paralelja ka mbetur me 5. Mësuesi Rexhep Halili, që ka 35 vjet që punon në arsim, na tregoi se shkolla dikur kanë pasur mbi 120 nxënës, ndërsa tani ka mbetur me 48.

“Numri në këtë shkollë ka ra dukshëm. Si shkaktar kryesor është migrimi si zakonisht në shtetet perëndimore, shkaku i situatës ekonomike dhe kjo është jo vetëm në Gajre po në të gjithë pjesët e vendit tonë dhe sa e mbaj mend unë se kur kam ardhur këtu në vitin 1995 çdo klasë ka pasur mbi 25 nxënës, kurse në vitin 2001/2002 në ciklin tetë vjetar ishte mbi 120 nxënës”, tha Rexhep Halili, mësues.

Frika më e madhe është se numri i nxënësve do të bjerë edhe më shumë! Baballarët që janë në mërgim janë duke pritur dokumentet për të tërhequr fëmijët.

“Në vitin e ardhshëm shkollor, në bazë të informacioneve që kemi, që janë duke punuar dhe do të aplikojnë edhe për bashkëshortët e tyre që t’i marrin dhe bëjnë bashkim familjar, kështu që numri nga viti në vit është në rënie të madhe, jo vetëm në Gajre por në përgjithësi në malësinë e Sharrit”, shtoi Rexhep Halili, mësues.

Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se këtë vit shkollor fletëshpërngulje kanë kërkuar 74 nxënës. Për dallim nga vitet e tjera, kërkesat për proces të tillë janë ulur.

“Këtë vit kemi rënie të numrit të nxënësve që kanë kërkuar fletëshpërngulje. Në gjitha shkollat fillore, 12 sa janë, fletëshpërngulje kanë kërkuar 57 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme kanë kërkuar 17 nxënës, pra 74 nxënës, krahasuar me vitin e shkuar që kishim një numër prej 130 nxënësve që kërkuan shpërngulje në mes të dy gjysmë vjetoreve shkollore morën fletëshpërngulje dhe u larguan për në vendet perëndimore”, u shpreh Nazmi Dauti, Sektori për arsim – komuna e Tetovës.

Në shkollat e Tetovës edhe Gostivarit vetëm për një gjysmëvjetor në vitin shkollor 2023/2024 fletshpërngulje kanë kërkuar mbi 350 nxënës, tregonin të dhënat nga sektorët për arsim të dy komunave. Malësia e Tetovës është më e prekur nga fenomeni, për shkak se shumë familje shpërngulen edhe në qytet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova takon guvernatoren Angellovska-Bezhovska: Pritet stabilitet i çmimeve dhe atij financiar
Next Article Uji dhe tokat e helmuara, ende asnjë zgjidhje për pastrimin e Arsenit në Llojan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?