By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!
Maqedoni

Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!

admin
Last updated: 25/06/2025 15:03
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Një veprim befasues, por pak i vërejtur nga publiku rajonal, ka ndodhur në Parlamentin Evropian: eurodeputetët grekë Emanuil Fragkos dhe Galatia Alexandraki, që në amandamentin e parë të një raporti zyrtar, kanë kërkuar që termi “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup”.

Ky qëndrim vjen nga përfaqësues të shtetit grek – vendi që në vitin 2018 nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, përmes së cilës u arrit pajtimi për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Megjithatë, duket se edhe emri i ri kushtetues nuk është i pranueshëm për një pjesë të elitës politike greke, të cilët tani preferojnë që vendi të identifikohet vetëm me emrin e kryeqytetit – Shkup.

Kjo përpjekje kaloi pothuajse pa reagim, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Bullgari dhe Greqi, ndonëse përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj frymës dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Sipas autorit të artikullit në Tribuna.mk, ky është realiteti i politikës ndërkombëtare: retorika në zyrat e Brukselit nuk përputhet me ndjeshmëritë e Ballkanit, ndërsa elitat vendore vazhdojnë të heshtin për çështje thelbësore të identitetit dhe sovranitetit.(INA)

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arlind Sulejmani nokautoi kroatin Njegac
Next Article Kryeparlamentari Gashi: Takime për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?