By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë
Opinione

Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë

admin
Last updated: 25/10/2025 12:10
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkruan, Fatmir Limani

Diku në njerin prej komunikimeve, pas raundit të parë, thashë se ndonjëherë votuesi ose qytetarit i duhet pak kohë, të largojë mjegullën ose gjethet për të parë trungun.

Megjithëse nuk eshtë përgjegjësia ime, sepse i kam dalë borxhit kujtdo, pasi e bëra detyrën kryesore qytetare, prapë do të përpiqem të ndihmoj në lëvizjen e gjetheve.

Trungu;
– si është qeverisur Kërçova,
– kush e ka qeveris-daktisur,
– kush mund të ndeshej dhe kush do ndeshet në raundin e dytë.. ?!

E gjitha do të duket më qartë dhe kështu dikujt i ikën hipnoza, dikujt i ikën narkoza, dhe dikush mund të nxitet të çlirohet nga prangat e mbijetesës (kontratës) në një komunë ku bëhet gjithmonë e më vështirë të jetohet. Duke nxitur braktisjen masive, dhe asesi riatdhesimin e të ikurve.

Do të fokusohem në komunikimin e sotëm, në atë se çfarë gare do të ishte me mua në raundin e dytë. Dhe cilat do të ishin përfitimet në kuptimin e lehtësirave që të arrinim fitoren e sigurtë:
1. Nuk do të ballafaqohesha me të shkuarën, duke më akuzuar për projektet e parealizuara.

2. Kandidati ekzistues përveçse garon, për të kërkuar mandatin e pestë, njihet si kandidat i cili në gjashtëmbëdhjetë vite premton të njëjtat projekte që s’janë realizuar për njëzet e pesë vite..

3. Nuk do të kishte hapsirë që përmes shantazhit të zbehnin autoritetin tim, apo dhe të “presin” (ndalin) hapin e energjisë pozitive dhe përbashkuese..

4. Nuk do të zbarkonte e gjithë qeveria, për të zhvilluar fushatën kundër nga fakti se jam shpallur ndër ministrat më të suksesshëm të saj.

5. Jam pjesë e qeverisë dhe nuk do të kishin bazë që të thirren në projekte që do realizojnë, e të cilat s’do të kisha mundësi t’i realizoj unë.

6. Përveçse kryeministrit do t’i ndalej turri, për të zhvilluar fushatë kundër kandidaturës time, Ai do të duhej që kërçovarëve t’u promovojë të arriturat e mia në ndërtimin e Çerdheve dhe punësimin e mbi 600 përkëdhelësve, edukatoreve, punonjësve social.., etj.

7. Veç pikave të tjera të forta, një pikë kryesore që më diferencon, ishte se do të ndërlidhja pushtetin lokal me atë qëndrorë, për të realizuar premtimet në afate rekord.

8. Program im ishte i bazuar në projekte, mjetet e të cilave ishin të siguruara me akt’vendime në seanca qeveritare.

9. Kam zhvilluar fushatë që bazohet në konceptin qytetarë, e cila pasqyron realitetin ekzistues të komuniteteve që bashkëjetojnë paqësisht në histori pranë njeri tjetrit.

10. Mërgata është pjesa më e lirë, më e emancipuar, më e pashantazhueshme, apo e frikësueshme me bukën e gojës, së vendit të punës, apo kontratës me komunën në krejt komunitetin kërçovar. Disponimi te mërgata që të pranonte kandidaturën do të ishte më pozitive dhe me mbështetje të pakushtëzuar.

11. Ajo që me standartet e politikës së vjetër, shfrytëzimi i dobësive personale të kundërkandidatit, ishte dobësi imja në fushatë, sot e gjerësisht vlerësohet si epërsia ime morale e fuqizuar. Mirepo nuk jemi te sigurt se kundërivali maqedonas do jete kaq i mëshirshëm.

Besoj krejt për fund, se diçka duket më qartë nga trungu, posaçerisht lloji i raundit të dytë që pritet, e për përfundimin e së cilës unë nuk kam më asnjë përgjegjësi.

Dikurë një mik më tha:
– “Pse të përzgjedhim rrugën më të lehtë kur mundemi të vrasim këmbët dhe veten nëpër shtigjet e vështira…”, vetë e përzgjodhët.. !!!

Tash zgjidhni qeset (kuletat), hapni arkat, për të rikëthyer hisen që përvetësuat (vjodhët), sepse këtë model promovuat si praktikë në çerek shekullin diktatorial që përshkuam.

Dhe pas zgjedhjeve të gjitha do mbeten hapur; shtëpi, dyer, porta, kufinjtë, zemra dhe morali. Vetëm shpresa e ndryshimit do të mbyllet përfundimisht.

F. B. L.

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!
Next Article VMRO-DPMNE: LSDM rezultatet e zgjedhjeve i quan historike, por po flet me halucinacione

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?