By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FE-ja: Justifikimi për heqjen e interpelancës qesharak! Mexhiti: Kritikat e opozitës shqiptare, paradoks dhe mashtrim për popullin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > FE-ja: Justifikimi për heqjen e interpelancës qesharak! Mexhiti: Kritikat e opozitës shqiptare, paradoks dhe mashtrim për popullin
MaqedoniTOP LAJM

FE-ja: Justifikimi për heqjen e interpelancës qesharak! Mexhiti: Kritikat e opozitës shqiptare, paradoks dhe mashtrim për popullin

admin
Last updated: 10/07/2025 15:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Fronti Europian justifikimin se nuk mund të zbatohet interpelancë ndaj kryetarit të kushtetueses për arsyetimin se bëhet fjalë për pushtetin gjyqësor e quan qesharak dhe thonë se është juridikisht i paqëndrueshëm. Deputeti Iliri Hasani tha se deputetët e shumicës njëherë ngritën interpelancë për Këshillin Gjyqësor ndërsa tani thonë se nuk mundet të ngritët interpelancë sepse Gjykata Kushtetuese është pushtet gjyqësor. Sipas tij kjo nuk është mbrojtje e pushtetit gjyqësor, por vendosje e kontrollit ndaj tij.

“Me që realisht ne s’po dimë ta ruajmë shtetin tonë dhe po i thyejmë këto shtylla, baza të shtetit, i bëj thirrje gjitha institucioneve ndërkombëtare, ambasadën e SHBA, Këshillin dhe Komisionin Europian në vendin tonë, të reagojnë në këtë masakër mbi demokracinë dhe rendin kushtetues të shtetit tonë dhe tua bëj me dije se për fat të keq nuk po i përmbahemi aspak rekomandimeve të cilat ata po na japin neve”, tha Ilir Hasani – FE.

Opozita shqiptare kërkoi interpelancë për kryetarin e kushtetueses për shkak të deklaratave të deklaratave të tij lidhur me Ligjin për gjuhët, duke thënë se ai ligj ka shkaktuar kaos në shoqëri. Nga VLEN kritikat e FE-së i quajnë paradoks. Izet Mexhiti përmes një statusi në facebook tha:

“Paradoksi opozitar i “Frontit Kombëtar”. Po flasin për mbrojtjen e interesave kombëtare. Po thërrasin në “bashkim” kundër zhbërjes së të arriturave për shqiptarët. Po nëse të arriturat për shqiptarët zhbëheshkan kaq kollaj, siç pretendojnë për çdo ditë, a do të thotë që për 20 vjet asnjë çështje nuk qenka institucionalizuar?!  Zgjidhjet e tyre “madhore” paskan qenë vetëm mashtrim për popullin!”, tha Izet Mexhiti – VLEN .

Ndryshe, dje Kuvendi miratoi rendin e ditës të seancës së 59-të, nga i cili paraprakisht ishte hequr pika për interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Kjo pikë u hoq me arsyetimin se “nuk duan të marrin pjesë në dhunë juridike ndaj Kushtetutës”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kiselova: Shqipëria, shteti kampion në rrugën drejt integrimit europian
Next Article Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?