By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike
Maqedoni

Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike

admin
Last updated: 10/04/2025 09:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas një periudhe prej 17 muajsh të pezullimit të prodhimit, menaxhmeti i ndërmarrjes “Newco Ferronikeli”, ka vendosur ndalimin e plotë të aktivitetit prodhues deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Shpend Gudaqi udhëheqës i Zyrës për Ndërlidhje me Komunitetin në Ferronikel.

Sipas tij, menaxhmeti është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025.

“Përballë një krize të zgjatur, pa shenja të përmirësimit të shpejtë, menaxhmenti i NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të fikur plotësisht furrën elektrike nga gjendja e ngrohtë, si dhe për të reduktuar orarin e punës për një numër punëtorësh, duke filluar nga data 16 prill 2025”, ka thënë Gudaqi.

Tutje ai tha se kjo masë është e diktuar nga faktorë të rëndë ekonomikë: çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë elektrike në tregun e hapur, si dhe çmimet e ulëta dhe të paqëndrueshme të nikelit në bursat ndërkombëtare.

“Këta faktorë kanë krijuar vështirësi serioze për kompaninë tonë gjatë 17 muajve të fundit, duke e bërë të pamundur prodhimin dhe shitjen e rezervave të depozituara për një periudhë të gjatë kohore”, u shpreh ai duke shtuar se pavarësisht sfidave të mëdha, asnjë punëtor nuk ka humbur vendin e punës.

“Megjithatë, racionalizimi i shpenzimeve është bërë i domosdoshëm, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë dhe mbrojtjen e së ardhmes së saj. NewCo Ferronikeli Complex L.L.C po ndjek me vëmendje zhvillimet në tregjet e metaleve dhe të energjisë elektrike, me synimin që t’i kthehet prodhimit sapo të krijohen kushtet për operim të qëndrueshëm dhe pa humbje”, ka thënë ndër të tjera Gudaqi për Telegrafin.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot nis regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës
Next Article Egli flet për takimin me Olsin: Ishte surprizë e bukur, por nuk e prisja fare – nuk ishim parë që dy vite

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?