By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve, LSDM distancohet qartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve, LSDM distancohet qartë
Maqedoni

Filipçe: BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve, LSDM distancohet qartë

admin
Last updated: 09/01/2025 13:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e refuzoi mundësinë për lidhje me BDI-në dhe e theksoi nevojën për politika që bashkojnë, e jo, siç thotë, që përçajnë.

“LSDM-ja nuk do të lejojë më kurrë që të vendoset në të njëjtën kornizë apo të jetë në vartësi të ndonjë partie, veçanërisht jo të BDI-së. Stigma e korrupsionit që ka mbartur prej vitesh kjo parti është diçka nga e cila ne distancohemi qartë dhe pa mëdyshje. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politikat e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, deklaroi Filipçe në një intervistë për “Nezavisen”.

Ai akuzoi BDI-në për praktika politike që pengojnë përparimin e Maqedonisë. “BDI vazhdon me këto praktika, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm përfiton dhe e ndez situatën. Edhe pse publikisht i dënojnë dhe pretendojnë se janë në konflikt, bashkëpunimi i tyre informal është më se i dukshëm. Votimet e mëparshme të përbashkëta në Kuvend, si dhe arratisja misterioze e Artan Grubit, për të cilën morëm shpjegime qesharake nga MPB-ja, vetëm sa konfirmojnë dyshimet se kanë marrëveshje prapaskenike”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së Filipçe theksoi se ky bashkëpunim krijon jostabilitet politik dhe prish marrëdhëniet ndëretnike. “Ngjarjet e fundit, si incidentet në Ditën e Flamurit shqiptar, janë rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike përçarjeje dhe provokimi. Kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë Maqedonia. Në vend që të flasim për progres ekonomik, integrim në BE dhe jetë më të mirë për qytetarët, ne vazhdimisht i kthehemi temave që krijojnë tensione dhe konflikte”, deklaroi Filipçe.

Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm me partitë shqiptare, Filipçe nënvizoi se ai do të bazohet në vlerat e përbashkëta dhe transparencën. “LSDM do të punojë me partitë që ndajnë përkushtimet tona për transparencë, reforma dhe ndërtim të politikave që bashkojnë qytetarët dhe jo përçajnë ata. Ne nuk do të lejojmë që çështjet etnike të përdoren si mjet për të mbuluar korrupsionin apo paaftësinë, përfundoi Filipçe.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Next Article Largohen 50 metra kub mbetje nga deponitë e egra

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?