By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filkov tërheq vendimin e qeverisë së mëparshme për rritje të dhjetëfishtë të tarifës së noterit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filkov tërheq vendimin e qeverisë së mëparshme për rritje të dhjetëfishtë të tarifës së noterit
Maqedoni

Filkov tërheq vendimin e qeverisë së mëparshme për rritje të dhjetëfishtë të tarifës së noterit

admin
Last updated: 31/07/2024 14:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e tërheq vendimin për dhënien e pëlqimit për rritje të dhjetëfishtë të tarifës së noterit, të cilin e kishte sjellë paraardhësi i tij Krenar Lloga para se të largohej nga detyra, informoii sot në konferencë për shtyp pas brifingut me gazetarët.

Filkov inicoi procedurë në Qeveri për anulimin e pëlqimit të dhënë për tarifën, e cila do të jetë bazë për moszbatimin e vendimit të miratuar. Sipas Folkovit, paraardhësi i tij përmes një procesi të fshehtë pa e informuar opinionin ka nënshkruar një vendim me të cilin nga 1 shtatori shërbimet noteriale do të kenë rritje të dhjetëfishtë, por siç tha, kjo nuk do të ndodhë.

Një vendim i tillë, shtoi ai, është marrë në muajin shkurt, por sipas tij, kanë pritur që të kalojnë zgjedhjet, pas së cilës më 5 qershor qeveria teknike ka miratuar dhe më 11 qershor tarifat e reja janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”.

“Për këtë askush nuk e ka informuar opinionin as me kumtesa zyrtare, as përmes konferencës për shtyp, pra procesi ka qenë i fshehur. Çmimet e reja supozohet se do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori dhe kjo nuk do të ndodhë. Për ndryshimin e çmimit në çdo bazë duhet të ketë një analizë serioze. Duhet të ketë qenë e përcaktuar nevoja për një rritje serioze siç e parashikoi ish-ministri, i cili për arsye të pakuptueshme shtyu një axhendë për rritjen e çmimit. Pas tërheqjes së vendimit, kam ndërmend të hap debat dhe të diskutojmë se çfarë mund të bëhet, me qëllim që të mos dëmtohen qytetarët e as noterë”t, tha Filkov.

Ai thotë se pas marrjes së detyrës, me mbështetjen e deputetëve, ka iniciuar një analizë nga Instituti Parlamentar, ku do të merren parasysh argumentet e tyre, por edhe të noterëve.

Lidhur me reformat në Këshillin Gjyqësor, Filkov tha se është i gatshëm të hapë një debat të gjerë, si dhe se është në anën e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së.

Në brifing me gazetarët para fillimit të konferencës për shtyp, Filkov tha se Ministria tashmë është duke punuar për ndryshime dhe plotësime në Kodin Penal, me të cilat do të hiqen pasojat e, siç tha, ndryshimeve të bëra qëllimisht në Kodin Penal në vitin 2023.

I pyetur për emrat e grupit punues që bën ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal, ministri tha se nuk është i gatshëm t’i thotë për momentin, pasi aktualisht është duke u punuar për ndryshime të atij organi.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor
Next Article Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?