By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillkov e shkarkoi gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Frosinën nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillkov e shkarkoi gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Frosinën nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë
Maqedoni

Fillkov e shkarkoi gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Frosinën nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë

admin
Last updated: 03/02/2025 14:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt –  Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot ka informuar se ka marrë vendim që ta shkarkojë nga anëtarësimi në grupin punues për ndryshime të Kodit Penal, gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Fronisna Kullakovën, me qëllim, siç tha, të mos diskreditohet procesi që ka filluar për reformat thelbësore në jurisprudencë, me të cilat nuk do të lejohet mosndëshkimi dhe mosprekja.

“Sot nuk ju drejtohem si ministër i Drejtësisë, por si qytetar dhe prind. I bëj thirrje gjykatave të të gjitha shkallëve dhe Këshillit Gjyqësor të marrin masa për të rishqyrtuar të gjithë rastin e vdekjes së parakohshme të Frosinës. Në të njëjtën kohë, sot mora vendimin për shkarkimin nga anëtarësimi në një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, gjyqtaren, emrin e së cilës e mbron opinioni pujblik. Gjyqtarka qenë pjesë e grupit të punës të formuar në dhjetor 2020 për ndryshimin e Kodit Penal dhe ishte pjesë e grupit të optimizuar të punës për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal, i cili presim të eliminojë pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndryshimet në vitin 2023. Këtë po e bëj për të mos diskredituar procesin që ka nisur për reformat e nevojshme thelbësore në drejtësi. Shpreh shqetësimin tim sepse besoj se ka ardhur koha që institucionet kompetente të tregojnë se janë të përgatitura për të marrë masa për gjetjen e autorëve dhe vënien në përgjegjësi të tyre. Përgjegjësia duhet të përcaktohet dhe këtu nuk ka asnjë kompromis. Qytetarët presin drejtësi dhe institucionet janë të obliguara që ta japin atë shpejt, në mënyrë të drejtë dhe transparente”, tha Fillkov në konferencën e sotme për shtyp.

Ky rast, shtoi ai, është vetëm konfirmim i të dhënave për vlerësimin e punës së gjyqtarëve të prezantuar këtyre ditëve se shpejtësia e veprimit dhe korrupsioni janë detektuar si problemi më i madh në gjyqësor me vlerësim më të ulët.

“Mosveprimi dhe kontestimi hap mundësi që nesër të ketë raste të njejta apo të ngjashme. u bëj thirrje të gjithë aktorëve polirikë në vend që të mos tentojnë këtë rast fatal ta keqpërdorin për qëllime ditore politike. Sistemi jurudik duhet të ndërrohet nga rrënjët, nga jashtë dhe nga brenda. Nuk do të lejoj mosndëshkim, por edhe mosprekrje”, tha Fillkov.

Në pyetjen e gazetarëve ai tha se me shkarkimin e gjykatëses, nuk lokalizon përgjegjësi tek ajo për aktgjykimet që i ka marrë, por është në pyetje optimizimi i grupeve punuese që sa më shpejt të dilet me propozim ligj. Mbetet në qëndrimin se nuk do të ndërhyjë në punën e Këshillit gjyqësor dhe për këtë, thotë, apelon deri te ata që ta kryejnë punën e tyre.

Konfirmoi se shqyrtohet mundësia ligjore për ndryshim të Ligjit për Këshill Gjyqësor me të cilin anëtarët që zgjedhen në Kuvend të mund të revokohen dhe se shqyrtohet mundësia si një nga opsionet.

“Po punojmë intensivisht për to dhe besoj se në periudhën në vijim do të dalim me zgjidhje përfundimtare”, tha ministri i  Drejtësisë, duke sqaruar se po punohet për gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira dhe kjo është vetëm njëra prej tyre.

A do të parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal dënime më të rrepta për personat përgjegjës për aksidentet rrugore?

“Ne vazhdimisht jemi duke punuar në harmonizimin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme ligjore së bashku me kolegun Toshkovski. Angazhohemi për dënime maksimale”, tha ai, duke konfirmuar se grupi punues do të punojë për dënime më të larta.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Next Article Le Rigoler: Klima e kritikës e pushtetit gjyqësor në vend tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?