By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Flasim shumë, por bëjmë pak për tranzicionin e gjelbër, përmes Këshillit të ndërtimit të gjelbër do të rritet vetëdja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Flasim shumë, por bëjmë pak për tranzicionin e gjelbër, përmes Këshillit të ndërtimit të gjelbër do të rritet vetëdja
Maqedoni

Flasim shumë, por bëjmë pak për tranzicionin e gjelbër, përmes Këshillit të ndërtimit të gjelbër do të rritet vetëdja

admin
Last updated: 23/05/2024 14:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Përkrahja serioze ndaj tranzicionit të gjelbër në vend do të jetë qëllimi i Këshillit të ri për ndërtimin e gjelbër të Maqedonisë së Veriut, themelimi i të cilit është paralajmëruar në kuadër të projektit “Ndërtimi dhe rinovimi efikas energjetik në Ballkanin Perëndimor”, në bashkëpunim me Odën e arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar. Këshilli do të jetë i dedikuar për të gjithë aktorët që janë pjesë e sektorit të ndërtimit.

Ky projekt është pjesë e programit RECONOMY – zhvillimi ekonomik gjithëpërfshirës dhe i gjelbër të cilin e zbaton CeProSARD.

Koordinatori i programit për efikasitet energjetik në Ballkanin Perëndimor për Maqedoninë, Igor Pançovski sot para fillimit të konferencës për themelimin e Këshillit të ndërtimit të gjelbër në Odën e arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar, deklaroi se tranzicioni i gjelbër si fjalë përdoret sot nga shumë njerëz, e gjejmë kudo, por analizat tregojnë se ka shumë pak njohuri dhe ne bëjmë shumë pak punë në këtë aspekt.

Këshilli për ndërtimin e gjelbër do të udhëhiqet nga Këshilli botëror për ndërtim të gjelbër, me mbështetjen e konsulentëve nga Kroacia.

“Përmes Këshillit për ndërtim të gjelbër do të orvatemi të transmetojmë informacionin për të rritur njohuritë në fushën e tranzicionit të gjelbër, të bëjmë përpjekje për të treguar se cilat janë hapat e ardhshëm, ndërgjegjësimi i qytetarëve, çfarë do të thotë ndërtimi i gjelbër si i tillë”, shton Pançovski.

Sipas hulumtimeve të tyre, edhe pse flasim shumë për tranzicionin e gjelbër, bëjmë shumë pak për të. Ndërgjegjësimi, siç tha ai, është në nivel të ulët.

“Qëllimi i këtij Këshilli është që përmes aktiviteteve të ndryshme, në bashkëpunim me Odën sot dhe me të gjitha institucionet tjera ta ngrisim këtë. Vetë projekti dhe Këshilli për ndërtim të gjelbër do të bëjë një strategji serioze se si t’i qasen publikut, nëse shteti është i gatshëm të ndihmojë në pjesën e tranzicionit të gjelbër dhe ta përshpejtojmë ritmin dhe ta bëjmë atë në drejtimin e duhur”, ka thënë Pançovski.

Për mënyrat e themelimit të Këshillit për ndërtimin e gjelbër, kontributet që sjell ajo për shoqërinë dhe vetë sektorin e ndërtimit sot në konferencë i ka prezantuar Dean Smolar, drejtor ekzekutiv i Këshillit për ndërtime të gjelbra në Kroaci. Ai potencoi se do të vazhdojë të mbështesë të gjitha Këshillat për ndërtim të gjelbër në rajon, përfshirë edhe atë në vend, në kuadër të kohëzgjatjes së projektit.

RECONOMY është një program gjithëpërfshirës për zhvillim ekonomik të Agjencisë suedeze për zhvillim për bashkëpunim ndërkombëtar (Sida), implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në partneritet me CeProSARD dhe të tjerë nga Partneriteti lindor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet kryhen në këto vende nga Ballkani Perëndimor: Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Republikën e  Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjatë fundjavës së vazhduar, shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe mot i ligë lokal
Next Article Më 28 maj është caktuar seanca konstitutive e Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?