By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fluturimi i parë Amsterdam – Shkup pas 12 vjetëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Fluturimi i parë Amsterdam – Shkup pas 12 vjetëve
EkonomiMaqedoni

Fluturimi i parë Amsterdam – Shkup pas 12 vjetëve

admin
Last updated: 03/03/2025 08:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Pas 12 vjetëve pauzë, Shkupi u lidh në rrugë ajrore me Amsterdamin, pasi kompania ajrore holandeze me buxhet të ulët Transavia e realizoi fluturimin e parë mbrëmë në orën 21 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Kompania ajrore holandeze do të fluturojë në relacionin Amsterdam – Shkup-Amsterdam dy herë në javë, të enjten dhe të dielën. Të enjten, aeroplanët e kompanisë ajrore holandeze do të mbërrijnë në aeroportin e Shkupit në orën 9:35, ndërsa do të fluturojnë drejt aeroportit Shipholl në orën 10:25. Të dielën, Transavia do të zbresë në kryeqytetin e Maqedonisë në orën 20:45, ndërsa do të fluturojë drejt kryeqytetit të Holandës në orën 21:35.

“Sot shënojmë një kthesë të rëndësishme për TAV Maqedoni, një filial i TAV Airoporte, anëtare e Grupit ADP. Kjo rutë e re nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin e rrjetit tonë; bëhet fjalë për zgjerimin e mundësive për qytetarët e Maqedonisë. Duke pasur parasysh se Amsterdami është një nga destinacionet më piktoreske në Evropë, ky fluturim jo vetëm që do t’i afrojë njerëzit me atraksionet historike të botës dhe koleksionet e artit të madh, por gjithashtu do t’i lejojë turistët të përjetojnë peizazhet e tij piktoreske”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Marsel de Nojxher, drejtor kryesor ekzekutiv i Transavia, theksoi se me shtimin e Shkupit në rrjetin e tyre, u ofrojnë udhëtarëve edhe më shumë mundësi për udhëtim në kuadër të Evropës.

“Pa dallim nëse ai është udhëtim që të shihet qytet i ri ose udhëtim biznesi, Shkupi do të mahnitet. Qyteti është destinacion i veçantë i cili ju lë pa frymë dhe gjendet në një vend të bukur. Jemi shumë krenarë që do të fluturojmë në këtë rutë”, deklaroi de Nojxher.

Nga TAV Maqedoni theksojnë se kjo rutë e re nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të mundësojë udhëtime më të lehta drejt Amsterdamit për turizëm, vizita familjare dhe qëllime biznesi, si dhe qasje më të lehtë të udhëtarëve që të hulumtojnë destinacione të reja, me çka do të fuqizohet industria turistike në të dyja vendet.

Hollësi për qasjen dhe rezervimin e biletave të aeroplanëve, si dhe për kohën e mbërritjes dhe largimit mund të gjenden në ueb-faqen e Transavia: https://www.transavia.com/home/en-nl.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSM do të dorëzojë propozim për pagën minimale prej 500 euro, vendim do të merret në Këshillin Ekonomik-Social
Next Article Presidentja Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në konferencën nacionale “Së bashku jemi më të fortë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?