By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forca Ajrore e Shqipërisë, misionet e vështira të pilotëve të Bazës Ajrore të Farkës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Forca Ajrore e Shqipërisë, misionet e vështira të pilotëve të Bazës Ajrore të Farkës
Shqipëri

Forca Ajrore e Shqipërisë, misionet e vështira të pilotëve të Bazës Ajrore të Farkës

admin
Last updated: 16/08/2024 11:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu solli sot shembullin e nënkolonel Aurel Agolli, pilot në Bazën Ajrore të Farkës.

Vëngu u shpreh se, “nënkolonel Aurel Agolli dhe gjithë kolegët e tij në Bazën Ajrore të Farkës përballen çdo ditë me misione sa të vështira aq edhe sfiduese, duke çuar në limite jo vetëm aftësitë e tyre, por edhe ato të mjeteve fluturuese, sidomos në rastet e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarreve me helikopterin”.

“Fluturimi është i vështirë në çdo etapë të tij, në çdo ditë, qoftë edhe në misionin më të thjeshtë, në fluturimet stërvitore që ne bëjmë për të ruajtur aftësitë tona fluturuese. Por në këto misione fluturimi është akoma më i vështirë.

Për operacionet e shuarjes së zjarreve, Agolli tha se, “ky është një nga misionet më të vështira, jo vetëm për ne si ekuipazh, por edhe për helikopterin, pasi helikopteri në mënyrë konstante gjatë gjithë kohës është në performancën e tij maksimale, në limitet e tij.

“Sa më efektiv të jesh në fluturim, në realizimin e detyrës, aq më shumë kënaqësi merr dhe ti. Normalisht këto janë misione shumë të rëndësishme, sidomos kur je afër fshatrave, kur zjarri i afrohet fshatrave, rreziku i afrohet fshatrave atëherë bëhet më kritike”, u shpreh ai.

Agolli theksoi se, misione të tjera që janë të rëndësishme janë misionet e kërkim-shpëtimit, sepse aty ke të bësh drejtpërdrejtë me njerëz që janë në rrezik për jetën.

“Ne e fillojmë që me zbardhjen e ditës, në orën 5-5:30 të mëngjesit në varësi të lindjes, deri në perëndimin e diellit”, tha ai.

“Me familjen, pavarësisht se marr mesazhe gjatë gjithë kohës mundohem të mos jap aspak detaje rreth kohës se kur do të mbërrij se ku jam etj lidhur me misionet sepse i vendos akoma më në merak atëherë. Kur arrij në Farkë, atëherë i them që mbaroi gjithçka, shkoi në rregull dhe për pak minuta do të jem pranë tyre”, shtoi Agolli.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ylli i Real Madridit nuk largohet këtë verë, pavarësisht ofertave të shumta
Next Article Genc Nuza gjykoi një nga ndeshjet më të vështira në Ligën e Konferencës, tregoi autoritet me vendimet e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?