By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare
Maqedoni

Formimi i Qeverisë së re, Tahiri thotë se ka qenë edhe më herët situata e tillë e kur posti i kryeministrit i ka takuar partisë opozitare

admin
Last updated: 21/03/2025 10:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatet. E, derisa certifikimi ende nuk ka ndodhur, partitë politike dhe njohësit e këtyre çështjeve kanë filluar diskutimet rreth formimit të Qeverisë së re.

Nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para, me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës me 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.37%.

Sipas këtyre rezultateve, partia LVV do të ketë nevojë për një koalicion, në mënyrë që të formojë qeverinë e re.

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një reagim në Facebook ka shkruar se bllokada për krijimin e Qeverisë duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës.

Ajo ka përmendur një rast kur situata ka qenë e ngjashme, kur posti i kryeministrit i ka kaluar partisë opozitare, ndërsa partia fituese ka marrë postin e presidentit.

“Kjo bllokadë  krijimit qeverisë së re duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës dhe popullit – njëherë kemi pasur një situatë të tillë, me atë rast zgjidhja ishte: posti i Kryeministrit i takoi partisë opozitare që ishte fituese në mesin e opozitarëve, ndërsa partisë fituese iu dha posti i presidentit me garancë të votohej një vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon një vit pas. Të gjithë partitë politike duhet të mendojnë për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, ajo ka pohuar se “Populli foli me votë, në mënyrë demokratike, andaj të respektohet vullneti i tij, të respektohet interesi i shtetit dhe kombit”.

Sipas Tahirit, askush nuk do një qeveri që bëhet peng i listës së Vuçiqit.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, procesi u vlerësua si demokratik dhe pa incidente.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit do të bëhet nga Inteligjenca Artificiale – studiuesit japin detaje
Next Article Zhduket një vajzë në Ferizaj, rasti po hetohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?