By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forumi për Filantropinë 2024: Filantropia, shtytëse e zhvillimit të qëndrueshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Forumi për Filantropinë 2024: Filantropia, shtytëse e zhvillimit të qëndrueshëm
Maqedoni

Forumi për Filantropinë 2024: Filantropia, shtytëse e zhvillimit të qëndrueshëm

admin
Last updated: 22/05/2024 13:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Në kohën kur përballemi me sfidat komplekse të shekullit të 21-të, është e rëndësishme që filantropia të jetë një mekanizëm domethënës për zhvillim të qëndrueshëm, duke mundësuar burime, ekspertizë dhe zgjidhje inovative për t’u përballur me sfidat socio-ekonomike. Nga fuqizimi i të margjinalizuarve deri tek nxitja e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, përpjekjet filantropike luajnë një rol kritik në avancimin dhe ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Këtë e porosit forumi i filantropisë i cili përfshin folës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Singapori, Serbia dhe Kroacia dhe mbi 80 pjesëmarrës nga institucione, biznese, organizata të shoqërisë civile dhe media.

USAID beson se filantropia mund të jetë shtytës i rritjes së qëndrueshme. Kjo për shkak se të gjithë qytetarët – pa marrë parasysh se a janë nëpunës publik, pronar biznesi ose anëtar i komunitetit – kontribuojnë në të ardhmen e një vendi duke investuar në zhvillimin e tij, tha Daën Carmin, Drejtoreshë e Zyrës së USAID-it për Demokraci dhe Qeverisje të Mirë, Maqedonia e Veriut

Mesazh ekskluziv nga Singapori dha edhe Usha Menon e cila prezantoi tendencat e digjitalizimit dhe dhurimit me ndihmën e inteligjencës artificiale, e cila e bën dhurimin më të qasshëm dhe më të shpejtë. Në këtë ngjarje, Konekt prezantoi edhe aftësitë e platformës së re të donacioneve në grup “Op-op” që lejon donatorët të dhurojnë me kujdes në organizata jofitimprurëse të vlefshme që janë dëshmuar se bëjnë ndryshime të mëdha. 6 organizata të shoqërisë civile që kaluan në procesin e kontrollit të standardeve të larta ndërkombëtare u shpërblyen gjithashtu me certifikatën “Shenja e besueshmërisë” dhe të njëjtët u rekomandohen donatorëve për mbështetje.

Në forum u ndanë praktikat më të mira nga Ballkani, të cilat përfshijnë bashkëpunimin ndër sektorial në ngritjen e fondacioneve lokale, që është model për zgjidhjen e problemeve zhvillimore në rajon. Mbajtësit e pozitave më të larta ekzekutive të kompanive vendase, anëtarë të Klubit të Bizneseve të Përgjegjshme të Konekt, theksuan se bashkimi i kompanive në këtë nismë të qëndrueshmërisë do të forcojë ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri në bashkëpunim me sektorin civil. Diskutimi i panelit mediatik theksoi nevojën që praktikat e mira filantropike të renditen më lart në temat e fokusit të politikave redaktuese, duke nxitur një kulturë kombëtare të filantropisë.

“Forumi është një ngjarje ku liderët nga të gjithë sektorët ndajnë praktikat më të mira dhe bashkëpunojnë në mënyrë që filantropia të mund të përmbushë potencialin e saj si shtytës i përparimit në komunitetet tona.” Ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkohen”, përmbylli Nikica Kusinikova, drejtoreshë ekzekutive e Konekt.

Forumi për Filantropinë 2024 u dërgoi një mesazh të qartë të gjithë filantropëve, sipërmarrësve socialë, liderëve të korporatave, politikë-bërësve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave për të bashkuar forcat, për të krijuar më shumë mundësi, partneritete dhe modele të reja të bashkëpunimit të zgjeruar që inkurajojnë rritjen në rrugën drejt të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky eveniment është pjesë e projektit të USAID-it për “Partneritete për donacion” e zbatuar nga Konekt në partneritet me Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse (ECNL), Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Indigo dhe Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Llearcë, Komuna e Zhelinës deri në ora 11 kanë votuar 20,64 për qind e qytetarëve
Next Article Drejtoria e doganës: Parandalohet hyrja e 1,7 ton medikamenteve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?