By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fronti Evropian kritikon Qeverinë për tërheqjen e Ligjit për lojërat e fatit: Veprim i pakuptueshëm dhe joserioz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fronti Evropian kritikon Qeverinë për tërheqjen e Ligjit për lojërat e fatit: Veprim i pakuptueshëm dhe joserioz
Maqedoni

Fronti Evropian kritikon Qeverinë për tërheqjen e Ligjit për lojërat e fatit: Veprim i pakuptueshëm dhe joserioz

admin
Last updated: 03/04/2026 12:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars, argument.mk/ – Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për të tërhequr nga procedura parlamentare Propozim-ligjin për lojërat e fatit, duke e cilësuar këtë hap si të pakuptueshëm dhe joserioz, transmeton argument.mk/.

Sipas reagimit të Grupi parlamentar i Frontit Evropian, ligji ishte prezantuar si një prioritet me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe familjeve, si dhe rregullimin e një sektori të ndjeshëm. Megjithatë, tërheqja e tij pa asnjë sqarim publik, sipas tyre, tregon mungesë konsistence dhe përgjegjësie në politikëbërje.

Nga Grupi parlamentar i Frontit Evropian theksojnë se qytetarët meritojnë transparencë dhe seriozitet nga institucionet, e jo vendime të paqarta dhe të paqëndrueshme.

Ata rikujtojnë se, sipas të dhënave, sektori i lojërave të fatit gjatë vitit të kaluar ka realizuar qarkullim prej rreth 2.7 miliardë eurosh, që përbën afërsisht gjysmën e buxhetit të shtetit. Sipas tyre, kjo është dëshmi se ky sektor kërkon rregullim serioz dhe jo tërheqje të paarsyetuara të ligjeve.

Në reagim thuhet gjithashtu se, në vend të kufizimit, Qeveria ka stimuluar këtë aktivitet, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e politikave të saj.

Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka drejtuar kritika edhe ndaj përfaqësuesve të VLEN-it, duke theksuar se nëse nuk janë në gjendje të qëndrojnë pas premtimeve dhe politikave që vetë i promovojnë, duhet të japin përgjegjësi të qartë para qytetarëve.

Në fund, ata vlerësojnë se luhatjet dhe vendimet e paarsyetuara në çështje kaq të rëndësishme përbëjnë jo vetëm dështim politik, por edhe dëm të drejtpërdrejtë ndaj interesit publik dhe besimit të qytetarëve në institucione.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit
Next Article Motra denoncon vëllain për falsifikim dokumentesh, tentoi të përvetësojë pronën familjare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?