By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gabimi nr. 1 që bëjnë njerëzit kur aplikojnë për punë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Gabimi nr. 1 që bëjnë njerëzit kur aplikojnë për punë
Kuriozitete

Gabimi nr. 1 që bëjnë njerëzit kur aplikojnë për punë

admin
Last updated: 26/04/2024 08:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ka disa rregulla të arta që duhen ndjekur kur kërkoni një punë të re: të kontrolloni CV-në tuaj për gabime të mundshme drejtshkrimore, t’i drejtoheni kompanisë së duhur në letrën tuaj të motivimit, si dhe të jeni në orar për të gjitha intervistat.

Megjithatë, disa gabime janë më pak të dukshme dhe më të vështira për t’u shmangur, por gabime të tilla mund të përbëjnë diferencën midis ofrimit të vendit të punës dhe refuzimit të tij.

Lauren Gardner, drejtuesja e burimeve njerëzore në Microsoft, i kupton shumë mirë këto gabime. Ajo ka vlerësuar mijëra kandidatë për pozicione të ndryshme pune në 31 vitet e saj të eksperiencës pranë gjigantit të teknologjisë. Gardner thotë për CNBC Make It se punëkërkuesit priren të bëjnë një gabim të madh gjatë kërkimit të tyre për punë.

Sipas Gardner, gjëja më e keqe që një kandidat mund të bëjë është që të përdorë “aplikimet e përgjithshme”. “Njerëzit zakonisht dërgojnë mijëra CV dhe shpresojnë që njëra prej tyre të jetë e suksesshme,” shpjegon ajo. “Unë nuk do të rekomandoja që të bëni vetëm një ose dy aplikime, por kur bëni shumë të tilla, njerëzit do të fillojnë të dyshojnë se për çfarë jeni në të vërtetë të apasionuar.”

Në vend të kësaj, Gardner rekomandon që të ngushtoni rrethin e kërkimit tuaj për një vend pune, duke filluar me një listë me 10-15 kompani për të cilat jeni të interesuar, dhe më pas të zgjeroni kërkimin tuaj nëse nuk po merrni rezultatet që prisnit. “Duhet të siguroheni që të shfaqni një interes të sinqertë në disa kompani,” shton ajo.

Është gjithashtu e rëndësishme që të jeni sa më të përmbledhur dhe ta përshtasni CV-në tuaj në një faqe. “Njerëzit shpesh dërgojnë CV tepër të gjata, por askush nuk ka kohë për të shqyrtuar gjithë atë informacion,” thotë Gardner.

CV-ja juaj duhet parë në këtë këndvështrim: Nëse do të kishit vëmendjen e dikujt për 30 sekonda, çfarë do të dëshironit që ai të dinte për ju?

“Kam parë disa CV fantastike ku njerëzit jo vetëm tregojnë aftësitë dhe përvojat e tyre, por përfshijnë një seksion të shkurtër me ‘interesat’ e tyre, duke theksuar hobit dhe pasionet që kanë, dhe leximi i të gjithë CV-së nuk merr më shumë se një minutë kohë,” thotë Gardner. “Kjo është e gjihë koha që njerëzit kanë në dispozicion për të shqyrtuar aplikimin tuaj – prandaj, ju duhet të shkruani gjërat që janë më unike për ju, në mënyrë sa më konҫize.”

Gardner rekomandon një qasje të ngjashme duke ngushtuar rrethin e kërkimit edhe për aspekte të tjera të këtij procesi. “Nuk është nevoja që të shkruani qindra letra motivimi – pasi do të çmendni veten tuaj”, thotë ajo.

Është mirë të keni një strukturë bazë të letrës së motivimit për aplikimet për punë dhe të përshtasni detajet për secilën kompani apo pozicion që po aplikoni. “Ne e dimë që tregu është dinamik dhe njerëzit po aplikojnë në shumë kompani të ndryshme”, thotë Gardner. “Por, pse po aplikoni në kompaninë tonë dhe cila është gjëja më interesante sipas jush në lidhje me punën këtu?”

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çajrat që ju ndihmojnë në ditët e virozave
Next Article Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?