By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi del me reagim: Kam thënë se Kosova është atdheu i prindërve të mi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi del me reagim: Kam thënë se Kosova është atdheu i prindërve të mi
Maqedoni

Gashi del me reagim: Kam thënë se Kosova është atdheu i prindërve të mi

admin
Last updated: 07/06/2024 11:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 qershor – Kreu i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka dalë me sqarim në lidhje me deklaratën e tij mbi atdheun, pas reagimit të mandatarit Hristijan Mickoski.

Gashi thotë se vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut, ndërsa shpjegon se në deklaratën e tij në intervistën për RTK, ka deklaruar se Kosova është atdheu i prindërve të tij.

“Kur flasim për temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të sqaroj se Afrim Gashi ka lindur në Shkup, këtu jeton dhe punon me familjen e tij dhe vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut”.

“Për shkak të opinionit po shpjegoj se deklarata e saktë në intervistën time ishte se “Kosova është vendlindja ose atdheu i prindërve të mi dhe, si të tillë, unë e respektoj për hir të tyre””.


“Megjithatë, besoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin aq mirë, sa të mos kërkojmë shpjegime të hollësishme të nocioneve si vendlindja, atdheu ose mëmëdheu, pasi shqipja përdor edhe një emër të përbërë që ndërtohet nga fjalët mëmë e dhe. Për mua gjëja më e rëndësishme është që me veprat tona të tregojmë se si e shohim ne vendin tonë, cili është përkushtimi ynë ndaj tij, cili është kontributi ynë dhe cili është dallimi mes atyre që e ndërtojnë dhe e pasurojnë atë dhe atyre që e shkatërrojnë dhe e vjedhin atë. Pohimet dhe deklaratat patriotike nuk u sjellin dobi qytetarëve dhe ne nuk jemi këtu për të garuar se kush është më patrioti. Mua nuk më pëlqejnë debatet e tilla dhe kjo është hera e fundit që unë deklarohem për këtë temë”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.

Ndryshe, dje mandatari për Qeverinë e re, i kërkoi Gashit që ta sqarojë deklaratën e tij, duke shtuar se atdheu i tij është Maqedonia.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mikaele Tmusiç vazhdon kontratën me KB Trepçën edhe për 4 vjet tjera
Next Article Chrissy Teigen: Fëmijët e mi nuk do të kenë rrjete sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?