By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja
Maqedoni

Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja

admin
Last updated: 18/10/2024 23:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi nga Berlini tha se shumica qeveritare është e gatshme menjëherë t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë, por kërkon parashikueshmëri të procesit.

“Nuk kemi kurrfarë problemi me atë që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, por presim garanci se menjëherë pastaj nuk do të ketë kusht tjetër”, tha Gashi për Dojçe Vele, duke theksuar se në Qeveri nuk ka dilemë se duhet të vazhdohet rruga evropiane e vendit sa më shpejtë.

Pasi Shqipëria javën e kaluar edhe zyrtarisht i filloi negociatat për anëtarësim në BE, Gashi thotë se edhe zyrtarisht Shkupi dëshiron që procesi të vazhdojë sa më shpejtë.

“Ju e dini që bllokada nga Bullgaria i referohet çështjeve historike dhe identitare. Kemi ardhur sot në RF të Gjermanisë pikërisht për këtë temë. Duam që ky proces të zhbllokohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi të gatshëm t’i përfshijmë menjëherë bullgarët në Kushtetutë. Mendoj se kemi një konsensus të plotë ose më konkretisht të madh se nuk kemi asnjë problem që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës. Por problemi ynë është me parashikueshmërinë e procesit dhe garancitë që menjëherë pas kësaj nuk do të ketë pyetje të radhës apo kusht tjetër që ka të bëjë me çështje historike dhe identitare që mendojmë se janë të vështira për t’u zgjidhur në tavolinat e bisedimeve politike”, tha Gashi.

Lidhur me ndërmjetësimin e propozuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban, të cilin Bullgaria e refuzoi, dhe nëse Gjermania mund të përfshihet si lehtësues, kryetari i Kuvendit thekson se Shkupi dhe Sofja kanë kapacitet për të rënë dakord, por çdo ndihmë është e mirëseardhur.

“Mendojmë se si dy shtete fqinje kemi kapacitete të ulemi dhe të arrijmë marrëveshje, por sigurisht që çdo ndihmë është e mirëseardhur për ne. Ne nuk i zgjedhim miqtë që duan të na ndihmojnë, për ne është e rëndësishme që procesi i integrimit evropian të vazhdojë, dhe sa më shpejtë të bëhemi anëtarë të BE-së”, thotë Gashi.

Ai thekson se koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE dhe Vlen është i vetmi sa i përket afrimit me BE-në dhe punon intensivisht për zhbllokimin e procesit.

“Sa i përket komponentit identitar, edhe pse nuk i prek shqiptarët, është mirë që jo vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie, të gjithë së bashku të qëndrojmë në mbrojtje të identitetit maqedonas dhe prandaj mendojmë se ky proces duhet të vazhdojë dhe Maqedonia sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së”, tha Gashi për DV.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka takuar në Berlin kryetaren e Bundestagut gjerman, Barbel Bas, me deputetët dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, Mihael Rot, Anton Hofrajmer dhe Dirk Fopel, si dhe me ministren për Evropë në MPJ-në gjermane, Anja Lirman.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekuacioni është i thjeshtë: Si llogaritet fuqia e motorit?
Next Article Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën në lidhje me praktikën për të prodhuar më shumë sesa duhet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?