By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për politikë sociale, por vetëm të caktoj një deputet për të thirrur seancat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për politikë sociale, por vetëm të caktoj një deputet për të thirrur seancat
Maqedoni

Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për politikë sociale, por vetëm të caktoj një deputet për të thirrur seancat

admin
Last updated: 30/01/2025 13:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini. Ai tha se mund të caktojë një deputet për të thirrur seancat e Komisionit.

“Sa i takon Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, ju referoj në Rregulloren, neni 126 dhe 114 i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, kryetari do të konstatojë, do të thërrasë një deputet që të thirrë seancat për ligje të caktuara në ato fusha”, ka thënë Gashi.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se nëse “Fronti Evropian” nuk propozon kryetar të Komisionit në vendin e Ilire Dautit, atëherë ajo çështje zgjidhet vetëm përmes Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

“Propozimet vijnë nga grupet parlamentare. Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë vetë të propozojë kryetar të Komisionit deri te Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Sa i përket kryetarit të Komisionit, unë nuk kam ingerenca, kompetenca për të caktuar kryetar. Nëse arrijnë ligje dhe nuk thirren seanca, nëse nuk ka kryetar, normalisht se nuk do të thirren seanca, atëherë unë do të caktoj një deputet që do t’i udhëheq seancat”, ka thënë Gashi.

Kuvendi më 16 janar konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini me mbështetjen e 61 deputetëve dhe 22 votave kundër, ku dhe u votua për interpelancën e saj.

Dauti, duke e arsyetuar dorëheqjen, theksoi se ky është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend dhe shtoi se edhe për Ligjin për mbrojtësit i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë në pajtim me Rregulloren me qëllim që të ngritët niveli i debatit lidhur me nevojën për trajtim të palëve nga konflikti i vitit 2001 në mënyrë të barabartë.

“Përse Apasievi dhe deputetët e tjerë nga E Majta lidhur me Ligjin për mbrojtësit, nuk kërkuan që pika të vendoset në rend dite? Unë do ta kisha shtuar në rend dite, por parashtrohet pyetja përse deputetët nuk e kërkuan atë. Afati për vendosje të pikës në rend dite kaloi dhe mua nuk më lejonte Rregullorja ta shtoj atë pikë. Këta 61 deputetë po luajnë me pushtetin. Për mua kusht është të respektohen të gjitha nacionalitetet”, tha Dauti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Seanca parlamentare për pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas një ore pauze
Next Article Me ndryshimet ligjore suspendohet mbikëqyrja inspektuese dhe krijohet absurditet dhe pasiguri juridike, reagon opozita

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?