By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi – Ulman: Ne vazhdimisht promovojmë bashkëpunimin dypalësh me Zvicrën, ndërtojmë marrëdhënie miqësore dhe mbështesim njëri-tjetrin në nivel shumëpalësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi – Ulman: Ne vazhdimisht promovojmë bashkëpunimin dypalësh me Zvicrën, ndërtojmë marrëdhënie miqësore dhe mbështesim njëri-tjetrin në nivel shumëpalësh
Maqedoni

Gashi – Ulman: Ne vazhdimisht promovojmë bashkëpunimin dypalësh me Zvicrën, ndërtojmë marrëdhënie miqësore dhe mbështesim njëri-tjetrin në nivel shumëpalësh

admin
Last updated: 15/05/2025 18:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Ulman, në të cilën, siç njofton zyra e tij, u theksua se ne vazhdimisht po promovojmë bashkëpunimin dypalësh me Zvicrën, duke ndërtuar marrëdhënie miqësore dypalëshe dhe duke mbështetur njëri-tjetrin në nivel shumëpalësh.

Gashi, thuhet në kumtesë, iu referua bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Ambasadës Zvicerane dhe Kuvendit përmes Programit të Mbështetjes së Kuvendit, në kuadër të të cilit u mbajt Konferenca e sotme mbi Transformimin Digjital të Kuvendit, si dhe projekteve të planifikuara në Planin Strategjik të Kuvendit dhe të zbatuara në kuadër të PSP-së. Në mënyrë plotësuese, Kryetari e njoftoi ambasadoren Ulman mbi aktivitetet aktuale të Kuvendit.

Ulman nënvizoi se Konferenca “Transformimi i së ardhmes: Strategjia digjitale për parlament modern” konfirmon se Kuvendi është gati të përballet me sfidat e epokës së përparuar digjitale. Theksoi se është arritur shumë gjatë viteve, por se është e rëndësishme të shënohen momentet kryesore me ngjarje të përshtatshme si kjo e sotmja. Ajo përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Konfederatës Zvicerane për Republikën e Maqedonisë së Veriut në nivelin shumëpalësh.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se marrëdhëniet e shkëlqyera janë bazë e fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në diplomacinë parlamentare.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident i rëndë në Botun, rruga Strugë-Kërçovë
Next Article Kallashi shtatzënë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?