By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit
Maqedoni

Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit

admin
Last updated: 22/07/2025 18:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 22 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë vizitës së sotme në Tetovë, në pyetje të gazetarëve paralajmëroi se zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit. Sipas tij, ajo periudhë është një afat i përcaktuar ligjërisht.

“Presim edhe pak për të parë nëse mund të miratojmë ligje dhe të mos pengojmë punën e institucioneve të tjera. Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë këto ditë në maksimum. Dhe në një datë të caktuar, që është brenda afateve ligjore, do t’i shpallim zgjedhjet, por kjo do të jetë në gjysmën e parë të gushtit”, tha Afrim Gashi, i cili pati një takim me Bilall Kasamin, kryetarin e Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa.

Kasami, me kërkesë të gazetarëve i ka komentuar vendimet e kryesisë së BDI-së për të nominuar Bajram Rexhepin dhe Bujar Osmanin si kandidatë për kryetar komune në Tetovë dhe Çair. Unë garantoj se kandidatët e “Vlenit” si për Tetovën ashtu edhe për Çairin do të jenë shumë më të mirë, ata do të jenë kandidatë të qytetarëve dhe për qytetarët”, vlerësoi Kasami.

“Nëse them nga pozicioni që ai ka në parti, ai është personi i dytë pas Ahmetit, por realisht nuk është ajo që qytetarët e Tetovës prisnin nga BDI-ja dhe koalicioni i tyre. Vlerësojmë se BDI-ja ka shumë kandidatë të tjerë më të mirë, por prapë është vendim i tyre. Nëse më jepet mundësia për Tetovën, sigurisht që do të kemi diçka për të ofruar. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, dhe qytetarët janë ata që do të vendosin nëse do të pranojnë një opsion apo një tjetër. Në Çair, unë gjithashtu besoj se Bujar Osmani nuk është një kandidat i përshtatshëm, BDI gjithashtu ka mundësi më të mira atje, por ky është vendim i tyre”, theksoi Bilall Kasami.

Në Tetovë, përveç takimit me Kasamin, Afrim Gashi ka planifikuar bisedime me drejtuesit e disa institucioneve, si dhe do të vizitojë zyrën e deputetëve për kontakt me qytetarët.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova realizoi takim me udhëheqësen e Observatorit Sizmologjik pranë FMN-së, Drogreshka
Next Article Qeveria miratoi propozimin për ndryshime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?