By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gazetari: Pse “Republika e Baba Mondit” mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gazetari: Pse “Republika e Baba Mondit” mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë
Shqipëri

Gazetari: Pse “Republika e Baba Mondit” mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë

admin
Last updated: 23/09/2024 12:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Krijimi i një shteti për Urdhrin Bektashi, është lajmi që ka “zgjuar” rrjetin. Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”.

I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita tha se kjo është e disata herë që lajmet e zeza për Shqipërinë ne shqiptarët i mësojmë në gjuhë të huaj.

Sa i takon krijimit të këtij shteti brenda shtetit, Lita tha se ende nuk është e qartë se kujt e për çfarë shërben kjo. Ai tha se kryeministri Rama çështjet e provokimeve fetare i ka pasur që në vitin 1991, por e ka cilësuar këtë një çështje shumë të rrezikshme dhe serioze e cila nuk mund të trajtohet me deklarata në intervista të kryeministrit.

“Kemi disa raste që këto lajmet e zeza për Shqipërinë po i marrim vesh në gjuhë të huaj, lajmin për armët kimike na e dha “Le courrier des balkans” që është një media franceze, lajmin për azilantët në Lezhë e morëm vesh në italisht nga “La Repubblica”, për ishullin Trump e morëm vesh në anglisht nga Bloomberg dhe këtë për Republikën e Baba Mondit e morëm vesh po në anglisht nga “New York Times”. Shqiptarëve Edi Rama nuk po i thotë asgjë mbi hallet që ka ky vend dhe po e furnizon me telenovela, me gjëra që janë të rrezikshme për komunitetin.

Ne duhet të shikojmë në vazhdim se çfarë do të thotë ky propozim për krijimin e Urdhrit Bektashi, se sa në përputhje është me Kushtetutën, me klimën dhe me tolerancën fetare në vend, sepse urdhri Françeskan mund të kërkojë një shtet në Shkodër, urdhrat e shumë besimeve fetare mund të kërkojnë prona apo shtete brenda shtetit. Këto janë gjëra shumë të rrezikshme, dhe nëse ka ndonjë Prokurori duhet ti merrte seriozisht këto deklarata separatiste.

Kjo qeveri e ka çuar thuajse tre herë në Gjykatë Kushtetuese ish-presidentin Meta pasi ai me deklaratat e tij, presupozohej se thyente unitetin e popullit duke kërkuar që të mbronin votën me armë. Kur i bën kryeministri këto, nuk quhen. Edi Rama këto çështjet e provokimeve fetare i kanë pasur që në 1991. Kjo nuk është një gjë e re, është një gjë që ai e ka në nënndërgjegje, e herë pas here ia nxjerr kokën. Besoj se edhe politika po merr kohën për të parë se si duhet ta trajtojë këtë çështje se kjo është një çështje shumë e rrezikshme dhe shumë serioze, nuk mund të trajtohet me një deklaratë të një kryeministri në “New York Times””, tha Lita.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vlorë, përkujtohet 81-vjetori i Luftës së Drashovicës
Next Article Ushtarët ukrainas tregojnë si i shpëtuan forcave ruse që i kishin rrethuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?