By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vlorë, përkujtohet 81-vjetori i Luftës së Drashovicës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vlorë, përkujtohet 81-vjetori i Luftës së Drashovicës
Shqipëri

Vlorë, përkujtohet 81-vjetori i Luftës së Drashovicës

admin
Last updated: 23/09/2024 12:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në fshatin Drashovicë të Vlorës u përkujtua dje 81-vjetori i Betejës së Drashovicës, një nga ngjarjet më epokale të krahinës së Labërisë në ditët e luftës nacionalçlirimtare.

Këtë vit kremtimi i kësaj beteje, e cila mbetet nga më të mëdhatë e kohës së luftës u trajtua edhe si një kthim në traditë kur e gjithë krahina e priste festën një natë më parë në rrepet e njohura të Drashovicës, ndërkohë që këtë vit u kthye në një aktivitet të madh kulturor në mjediset e këtij fshati, dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”.

Pranë Monumentit të Drashovicës, simboli më i ndritur i kësaj beteje heroike si dhe Luftës së Vlorës 104 vjet më parë, u vendosën kurora me lule nga pjesëtarë dhe pasardhës të familjeve të dëshmorëve si edhe banorë të Drashovicës, Lumit të Vlorës e Labërisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe vendosën kurora me lule edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, kryetari i bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj e Ermal Dredha, prefekti i Vlorës Kristaq Kiço, deputetët Vullnet Sinaj e Pranvera Resuli, kryetari i Qarkut Ervis Moçka, përfaqësuesit e Komitetit të Veteranëve të LANÇ, familjeve të Dëshmorëve e të tjerë.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj si dhe përshëndetën të pranishmit deputeti i zonës, Vullnet Sinaj e sekretari i komitetit të Vetëranëve, Muharrem Kuko.

Për të pranishmit Banda Frymore e bashkisë së Vlorës dhe grupet polifonike të Drashovicës, Kotës, Lapardhasë e Bënçës dhanë një koncert me marshe partizane e këngë labe të zgjedhura.

Lufta e Drashovicës përbën njëkohësisht edhe betejën e parë frontale të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe forcave vullnetare territoriale, kundër pushtuesve gjermane.

Beteja e Drashovicës apo siç njihet Lufta e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazifashistë. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943. Beteja u organizua nga Shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër./ATSH/

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veliaj inspekton aksionin e pastrimit në Tiranë
Next Article Gazetari: Pse “Republika e Baba Mondit” mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?