By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Georgiev: Këtë vit nuk ka festim të përbashkët për Goce Dellçevin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Georgiev: Këtë vit nuk ka festim të përbashkët për Goce Dellçevin
Maqedoni

Georgiev: Këtë vit nuk ka festim të përbashkët për Goce Dellçevin

admin
Last updated: 03/02/2025 17:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 3 shkurt – Festim të përbashkët të 153-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt nuk do të ketë sepse Bullgaria nuk ka marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut, deklaroi sot shefi i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev në intervistë për BTV.

“Nëse pyetja është përse nuk do të ketë festim të përbashkët, përgjigja është sepse nuk kemi marrë ftesë për diçka të tillë. Festim të tillë pati pasi që u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë në vitin 2017. Por, në këët moment nuk kemi ftesë nga Republika e Maqedonisë së Veriut së bashku ta festojmë atë ditë”, tha Georgiev.

I pyetur nëse me shënimin e përbashkët mund të përsëriten tensionet e vitit 2023, ai theksoi se “historia duhet të bashkojë, dhe jo të përçajë”.

Për marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit vlerësoi se janë “specifike”.

Duke u prëgjigjur në pyetjen nëse Sofja do ta ndryshojë pozicionin, duke pasur parasysh qëndrimin e kryeminsitrit të Maqedonisë Hristian Mickoski se bulglarët nuk do të futen në Kushtetutë pa garanca të qarta nga BE-ja, Georgiev tha se Shkupi nuk ka se si ta vazhdojë procesin inkuadrues nëse nuk i përmbushë obligimet e ndërmarra.

“Këtu nuk flasim vetëm për Bulglarinë dhe këtë duhet ta potencojmë qartë. I ashtuquajturi “propozim francez”, ajo që ndodhi gjatë vitit 2022, është mes të gjitha anëtareve të BE-së dhe RMV-së. Këtu flasim për obligime që e tejkalojnë kontestin bilateral. Flasim për diçka për të cilën janë dakorduar të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe RMV-së. Nëse obligimet nuk respektohen, BE-ja nuk ka se si ta vazhdojë rrugën për inkuadrim të RMV-së”, deklaroi ministri bullgar i Punëve të Jashtme.

Sipas tij, nuk ka shtet i cili më shumë se Bullgaria ka interes për integrimin e vendeve nga Ballkani perëndimor dhe shtoi se këtë nuk e thotë vetëm nga pozita e prioriteteve bullgare evropiane nga viti 2018 me kryesimin, por në kontekst shumë më të gjerë.

“Ne, sinqerisht, gëzohemi që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria janë aleatët tanë në NATO. Ai është investim në sigurinë e rajonit. Është e natyrshme të gëzohemi edhe për eurointegrimet, por me ruajtjen e kushteve”, tha Georgiev.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski takoi koordinatoren e përhershme të OKB-së në Maqedoni, Rita Kolumbia
Next Article Propozohet arrestim për gjashtë të dyshuar në aksionin “Vardar”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?