By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla pas raportimeve për humbjen e 400 pasaportave: Dezinformatë, po duan ta shohin Kosovën të dëmtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gërvalla pas raportimeve për humbjen e 400 pasaportave: Dezinformatë, po duan ta shohin Kosovën të dëmtuar
Kosovë

Gërvalla pas raportimeve për humbjen e 400 pasaportave: Dezinformatë, po duan ta shohin Kosovën të dëmtuar

admin
Last updated: 25/10/2024 22:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka bërë një reagim të ashpër, pas raportimeve në lidhje me humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve, mbi 160 letërnjoftimeve dhe vendimeve për shtetësinë.

Pas raportimeve të mediave dhe reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ajo ka pretenduar se “janë aktivizuar ata që u është mbyllur dera e mashtrimit”.

“Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit, keqmenaxhimit, ryshfetit, korrupsionit dhe blerjes së gradave diplomatike, me sulme të reja të mbështetura në dezinformata, duke publikuar tituj që reflektojnë dëshirën e tyre dhe të financuesve të tyre për ta parë Kosovën të dëmtuar e të njollosur, por jo realitetin e ri ku ligji tashmë sundon në terësi.

Këto deklarata nuk janë asgjë më shumë se shpifje të turpshme dhe përpjekje të dëshpëruara për të manipuluar opinionin publik”.

Gërvalla ka pretenduar se nuk ka humbur asnjë dokument, por janë vonuar.

“E vërteta është se asnjë dokument nuk ka humbur. Bëhet fjalë për një vonesë në mbërritjen e tyre në destinacion e përcaktuar – çështje kjo të cilën MPJD e ka adresuar me vendosmëri tek organet kompetente dhe duke e shkëputur kontratën me operatorin, i cili përkundër refuzimit të bazuar të MPJD-së, ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe jo nga MPJD.

MPJD vazhdon me përkushtim t’u shërbejë mërgimtarëve tanë, duke ndëshkuar sipas ligjit çdo akt papërgjegjësie dhe duke siguruar që përgjegjësitë ligjore të respektohen deri në fund”.

You Might Also Like

Dje thoshte se kontribuoi në luftë më shumë se 100 luftëtarë të UÇK-së, sot takoi Gjuriqin në Beograd

34 vjet nga vrasja e Mentor Tolaj, Haradinaj: Kishte guxim dhe dëshirë të madhe të përballej me armikun

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon sërish, propozohet që seancat të mbahen më rrallë

Deputeti Berisha: Do të votoj kundër Haxhiut

Krasniqi zbulon çka u fol në konsultime: Na kërkuan ta shkelim rregullorën, të mblidhemi veç 1 herë në javë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jakimovski: Nëse nuk gjejmë bashkëpunim do ta braktis BNJVL
Next Article Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Maqedoni
Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Maqedoni
Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Ekonomi
Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?