By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjashtë shenja dhe simptoma që tregojnë për probleme të zorrëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Gjashtë shenja dhe simptoma që tregojnë për probleme të zorrëve
Shëndetësi

Gjashtë shenja dhe simptoma që tregojnë për probleme të zorrëve

admin
Last updated: 21/03/2025 09:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sistemi tretës është një sistem tepër kompleks i përbërë nga mikroorganizma të shumtë. Ndaj është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje simptomave të zorrëve jo të shëndetshme, për të reaguar në kohë dhe për ta zgjidhur sa më shpejt problemin shëndetësor.

Edhe pse disa prej këtyre mikroorganizmave janë të dëmshëm, shumica e tyre janë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ka rreth 500 lloje të ndryshme të tyre, dhe ato ndikojnë drejtpërdrejt në disponimin, sistemin imunitar dhe shëndetin mendor. Madje ekziston një lidhje mes tyre dhe sëmundjeve të lëkurës, kancerit dhe çrregullimeve autoimune.

Shqetësime të lukthit

Mosfunksionimi i baktereve të zorrëve quhet disbiozë dhe mund të shkaktojë tretje jo të rregullt ose eliminim të ushqimit. Disbioza mund të shkaktojë kapsllëk, parehati, ënjtje të barkut, gazra dhe fryrje. Gazrat dhe ndjenja e fryrjes janë një tregues se nuk prodhohet mjaftueshëm acid në stomak, kështu që ushqimi fermentohet në lukth. Për disa njerëz, disbioza mund të çojë në zhvillimin e sindromës së zorrës së irrituar (IBS) ose kancerit të zorrës së trashë.

Intoleranca në ushqim

Disbioza mund të shkaktojë gjithashtu alergji ushqimore dhe intolerancë ushqimore. Këto janë të ndryshme nga helmimi me ushqim, ku nivelet e larta të baktereve ose viruseve në ushqim bëjnë që trupi të nxjerrë jashtë ushqimin e rrezikshëm. Me një alergji ushqimore, një person shfaq të gjitha llojet e reagimeve kur konsumon një lloj të caktuar ushqimi. Nga ana tjetër, me intolerancën ushqimore, trupi i njeriut nuk është në gjendje t’i tretë siç duhet disa ushqime, gjë që shkakton gjendjet e përmendura më parë, si gazrat, kapsllëkun, fryrjen e barkut dhe të ngjashme.

Dëshira për sheqer

Bakteret e zorrëve sekretojnë proteina që janë të ngjashme në natyrë me leptinën dhe grelinën, të cilat janë hormone që rregullojnë urinë. Këto baktere ndikojnë në disponimin dhe oreksin. Pra, nëse vazhdimisht hani ushqim të shëndetshëm, ju ushqeni bakteret e mira që zhvillohen mbi to, kështu që me kalimin e kohës jeni gjithnjë e më shumë të prirë për të ngrënë ushqim të shëndetshëm.

Ndryshime të papritura në peshë, erë e keqe e gojës, mungesë vitaminash

Bakteret e zorrëve ndikojnë në mënyrën se si lëndët ushqyese nga ushqimi përthithen, sheqeri absorbohet dhe ruhet yndyra. Këta tri parametra kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me peshën. Nëse një person po humb peshë pa arsye, ai mund të vuajë nga një gjendje e quajtur rritje e tepërt e baktereve në zorrët e holla.

You Might Also Like

Shumë të mira nga ecja në mëngjes

Sipas ekspertëve, kjo është koha ideale për të fjetur

Pse pijet energjike dhe me kafeinë nuk duhet të konsumohen nga fëmijët

Kërpudhat parandalojnë kancerin e prostatës dhe kancerin e gjirit

E bëni shpesh, por mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peci: Treni për Këshillin e Evropës, do të na ikë edhe sivjet
Next Article Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?