By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjeneralmajor Kingji: Baza e Kuçovës mbron NATO-n prej kërcënimeve nga Lindja dhe Jugu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjeneralmajor Kingji: Baza e Kuçovës mbron NATO-n prej kërcënimeve nga Lindja dhe Jugu
Shqipëri

Gjeneralmajor Kingji: Baza e Kuçovës mbron NATO-n prej kërcënimeve nga Lindja dhe Jugu

admin
Last updated: 04/03/2024 10:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Baza ajrore taktike e Kuçovës pritet të luaj rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i NATO-s.

Kështu u shpreh gjeneralmajor Arben Kingji, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjatë inaugurimit të bazës së re ajrore.

Gjeneralmajor Kingji e quajti inaugurimin një ngjarje të shënuar për forcat shqiptare dhe vetë Aleancën.

“Sot, pas përfundimit me sukses të këtij projekti madhor të financuar nga NATO-ja dhe qeveria shqiptare, afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes, e cila riafirmon rëndësinë strategjike të vendit tonë dhe përkushtimin e Aleancës në garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Kjo bazë do të ofrojë infrastrukturë të avancuar për mjetet ajrore të Aleancës, akomodim për trupat pjesëmarrëse, do të shërbejë si qendër për aktivitetet e forcës sonë të përgjithshme ajrore, për dislokimin e forcave dhe mjeteve, zhvillimin e trajnimeve dhe stërvitjeve, qoftë në kuadër kombëtar, rajonal apo të Aleancës. Në një epokë të karakterizuar nga sfidat komplekse dhe dinamike të sigurisë, nevoja për një infrastrukturë mbrojtjeje të qëndrueshme dhe bashkëkohore është bërë më e domosdoshme se kurrë. Në këtë kuptim, kjo bazë do të luajë një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i Aleancës, njëkohësisht edhe rritjes së aftësive tona të mbrojtjes kolektive, duke promovuar ndërveprimin midis forcave aleate dhe duke mundësuar një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj çdo sfide që mund të lindë.

Gjithashtu baza ajrore Kuçovë, e vetmja e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, do të kontribuojë në mundësimin e planit rajonal jugor-lindor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Aleancës, patrullimin e hapësirave ajrore, mbështetjen logjistike si kapacitet i vendit pritës apo edhe për qëllime e situata të tjera. Në të njëjtën kohë dëshiroj të theksoj ndikimin pozitiv që do të sjellë ndërtimi i kësaj baze në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit. Me vënien në funksion të kësaj baze, tashmë përpjekjet tona do të përqendrohen në një projekt tjetër të rëndësishëm, që po hedh hapat e parë: Portin e ri të Porto-Romanos. Ndërtimi i këtij Porti do të rrisë ndjeshëm kapacitetet tona detare dhe do të sigurojë mbështetje për operacionet dhe stërvitjet e NATO-s, duke siguruar hapësirat e nevojshme për pritjen e forcave të Aleancës dhe lëvizjen e shpejtë të tyre nga Perëndimi në Lindje, nga bregu i Adriatikut në bregdetin e Detit të Zi dhe në krahun lindor të Aleancës,” u shpreh shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Kingji.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën 30 mijë e 534 palestinezë të vrarë, 71 mijë e 920 janë plagosur
Next Article As kryeministri shqiptar nuk e ndalë dot diskriminimin!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?