By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GJKKO refuzon lirimin nga burgu të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > GJKKO refuzon lirimin nga burgu të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu
Shqipëri

GJKKO refuzon lirimin nga burgu të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

admin
Last updated: 01/04/2025 11:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, për shkak të pretendimeve për probleme të rënda shëndetësore.

Fetahu, e cila mbahet në burgun e Pojskës në Pogradec, kërkoi lirimin me argumentin se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe qëndrimi në qeli i rrezikon jetën. Mbrojtja ligjore e saj paraqiti ekspertiza mjekësore në mbështetje të këtyre pretendimeve.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe analizës së raporteve të ekspertëve, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të justifikuar një lirimin apo zëvendësim të masës së sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, Fetahu paraqiti kërkesën më 27 janar 2025, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë të caktuar më herët me vendimet nr. 138 dhe nr. 146 të nëntorit 2024.

Pas shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së Pajtime Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë; Ruajtjen në fuqi të vendimit për “arrest në burg”.

Sipas GJKKO-së, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan. Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion
Next Article Ruben Amorim nuk bindet nga ylli i Man Utd, klubi do të tentojë shitjen e tij në verë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?