By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata e Apelit me qira/ Pas shkrirjes në një ambientet e gjykatës në Tiranë janë të pamjaftueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjykata e Apelit me qira/ Pas shkrirjes në një ambientet e gjykatës në Tiranë janë të pamjaftueshme
Shqipëri

Gjykata e Apelit me qira/ Pas shkrirjes në një ambientet e gjykatës në Tiranë janë të pamjaftueshme

admin
Last updated: 04/01/2025 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy vjet nga implementimi i hartës së re gjyqësore që solli shkrirjen e 6 gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon ndihmë për të gjetur ambiente të reja me qira ku do të vendosë gjykatën e Apelit.

Përmes një thirrjeje publike qeveria e gjyqësorit bën të qartë numrin e sallave që i nevojiten duke lënë të kuptojë se nuk mjaftojnë ambientet aktuale ku çdo ditë nga i gjithë vendi në shkallën e dytë gjykohen mbi 100 seanca.

Këshilli i Lartë gjyqësor kërkon që ambientet ku do të gjykohet në 26 salla me qira të jenë jo më larg se tre kilometra larg qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë që sipërfaqja totale e godinave të kërkuara ku do të zhvendoset gjykata e apelit të jetë mbi 7 mijë metra katrorë. Ky reagim i KLGJ vjen mbas ngërçit të krijuar në gjykatën e apelit në të cilën gjykohen çështjet penale dhe civile nga I gjithë vendi. Ndërkohë që në thirrjen ku KLGJ ofrohet si qiramarrës kërkohen që në këto ambiente të përfshihen edhe zyra për gjyqtarët, ambiente për nëpunësit si edhe për arkivin çka do të thotë që do të ketë sërish një zhvendosje të dosjeve , jo shumë larg nga koha kur fashikujt u mbartën nga gjykatat që u mbyllën drejt Tiranës. Llogaritë e KLGJ për gjyqtarët përfshin 78 gjyqtarë, pavarësisht se aktualisht në detyrë janë vetëm 28 ndërsa mungojnë edhe 50 të tjerë

Vakanca në Apelin e juridiksionit të përgjithshëm vazhdon të mbetet një problem i pazgjidhur. Me gjithë apelet e ndërkombëtarëve për të plotësuar trupat me 78 gjyqtarë , kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Aktualisht në gjykatën e apelit stoku u dosjeve ka shkuar 43 mijë të tilla, që është i larti krahasuar me gjykatat në të gjithë vendin ku gjithsej presin për tu gjykuar 140 mijë çështje.

You Might Also Like

Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)

Krimi makabër në Itali! I riu vrau shqiptaren me gjakftohtësi të madhe, prokuroria kërkon dënimin përjetë për Mark Antony Samson

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Humbi në gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orë kërkimesh turistja austriake
Next Article U dërgua me avion dhe po trajtohet në një spital në Athinë, Kisha Ortodokse: Gjendja e Janullatos stabël, monitorohet nga mjekët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?