By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata e pranoi superekspertizën për rastin Veapovska, në seancën e ardhshme do të prezantohet raporti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata e pranoi superekspertizën për rastin Veapovska, në seancën e ardhshme do të prezantohet raporti
Maqedoni

Gjykata e pranoi superekspertizën për rastin Veapovska, në seancën e ardhshme do të prezantohet raporti

admin
Last updated: 14/04/2025 18:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 14 prill – Gjykata në Strugë pranoi superekspertizën e ekspertëve të zgjedhur nga bordi mjekësor gjyqësor i Fakultetit të Mjekësisë nga Shkupi për rastin me lehonën Jëlldëz Veapovska nga Dibra, ku pas lindje me prerje cezariane në Spitalin në Strugë i janë hequr mitra, vezoret dhe veshka. Procesi gjyqësor kundër tre mjekëve gjinekologë Muhamed Asani, djalit të tij mjek Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska do të vazhdojë më 16 maj me prezantimin e raportit nga ana e tre ekspertëve.

Gjyqtari Jordan Jovanov e hodhi poshtë propozimin e avokatit Igor Petkoski për përjashtimin e ekspertëve dhe përpunimin e një superekspertize të re.

“Sipas asaj që kam marrë si informacion, janë respektuar procedurat në përzgjedhjen e ekspertëve, ka pasur anulime, ka pasur pranime nga persona të tjerë, që kanë formuar një komision pas përgjegjësisë së të cilit qëndrojnë dhe pretendojnë se ajo që është bërë ka qenë e paanshme dhe profesionale. Në seancën e ardhshme do të prezantohet thelbi i ekspertizës”, sqaroi Jovanov.

Parashkrimi absolut i veprës është në vitin 2026, por ai pret që rasti të zbardhet së shpejti.

“Ne tani do t’i dëgjojmë ekspertët, më tutje mbetet mbrojtja të shprehet dhe do ta zbardhim rastin”, deklaroi Jovanov.

Prokurorja Publike Ermira Musa-Nura reagoi në kërkesën e mbrojtjes së njërit nga të akuzuarit për superekspertizë të re me vërejtje se ajo kundërshton superekspertizën.

“Gjykata e hodhi poshtë ankesën pasi që raporti i superekspertizës është dorëzuar nga një institucion i paraparë me Ligjin për procedurë penale dhe raporti i superekspertizës është përgatitur në përputhje me ligjin dhe ligjin për ekspertizën, në një institucion ku janë të punësuar së paku dy ekspertë të licencuar. Kjo është e paraparë me ligj dhe superekspertiza është përgatitur në përputhje me ligjin”, theksoi Musa-Nura.

Për mbrojtjen e të dëmtuarës Veapovska, Sasho Janev tani fillon gjykimi i vërtetë me nxjerrjen e dëshmive dhe paraqitjen e provave të ekspertëve.

“Tani fillojmë me gjykimin e vërtetë, nxjerrjen e provave, marrjen në pyetje të ekspertëve, vërtetojmë njohuritë e tyre, aftësitë dhe gjithçka që kanë konstatuar në superekspertizë dhe aktgjykim ndëshkues”, tha Janev.

Veapovska sërish pret drejtësi, dhe, siç theksoi, pas katër viteve në gjykatë, për herë të parë ndjen se do të ketë drejtësi.

Procesi gjyqësor për rastin Veapovska ku akuzohen tre mjekë gjinekologë Muhamed Asani, djali i tij mjek Blerton Asani dhe mjekja Liljana Jovanovska, filloi para tre viteve. Tre herë filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve udhëheqës, ndërsa vepra parashkrihet në vitin 2026.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Azeski: Marrëveshja për pagën minimale t’i ketë parasysh parametrat ekonomikë
Next Article Dibra nesër gjashtë orë pa ujë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?