By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik
Maqedoni

Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik

admin
Last updated: 19/02/2025 15:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim të inicojë procedurë për vlerësim të stazhit të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik të cilët janë zgjedhur nga radhët e prokurorëve publik. Ky vendim është rezultat i nismës së parashtruar nga prokurorja Lençe Ristoska, e cila e konteston Nenin 4 paragrafi 7 nga Rregullorja për punë të Këshillit. Sipas dispozitës së kontestuar, mandati i këtyre anëtarëve konsiderohet si stazh i vlerësuar pozitivisht në prokurori, përveç në raste të parapara në nenin 35-a të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik.

Në nismë është cekur se dispozita e kontestuar është në kundërshtim me Amandamentin XXX të Kushtetutës, nenin 7 të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik dhe nenet 36 dhe 62 të Ligjit për prokurorinë publike. Parashtruesja thekson se gjatë kohëzgjatjes së mandatit, anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik të zgjedhur nga radhët e prokurorëve publik nuk kryejnë funksion publik në prokurori dhe nuk mund të vlerësohen, përkatësisht ata në periudhën konkrete nuk mund të realizojnë “stazh të vlerësuar pozitivisht në prokurori”. pohohet se bëhet fjalë për çështje e cila nuk mund të rregullohet me Rregullore, sepse burimisht nuk është rregulluar me rregulla ligjore, kështu që lihet përshtypja se anëtarët vetes i kanë ndarë të drejta dhe volitshmëri të cilat Ligjdhënësi nuk ua ka garantuar. Nga kjo prëfitim kanë vetë anëtarët të cilët pas prëfundimit të mandatit në Këshillin e prokurorëve publik avancohen në pozita më të larta të prokurorisë publike, ceket në nismë.

Lidhur me nismën për Kodin zgjedhor me të cilën kontestohen nenet 17 dhe 18 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, e cila, gjithashtu, ishte në mbledhjen e sotme, siç kumtojnë nga Kushtetuesja, nuk ka pasur shumicë sepse votimi ishte barazuar për shkak të mungesës së gjykatëses Ana Pavllovska Daneva. Do të votohet sërish në mbledhjen e ardhshme.

Parashtruesit e nismës Liljana Popovska, Gjorgji Tanushev, Kostadin Ristomanov, Stojanço Vellkov, Nevena Georgievska, Tatjana Stojanovska, Dejan Dimitrovski, Dragana Vellkovska, Gorjan Jovanovski, Jana Bellçeva-Andreevska, Jane Dimeski përmes zyrës së autorizuar të avokatëve Petrusheva, konsiderojnë se me nenet e kontestuara bëhet ndryshimi i neneve 61 dhe 62 të Kodit zgjehdor, të cilat kanë të bëjnë me kushtet për parashtrim të listave të kandidatëve të pavarur për deputetë, si dhe për anëtarë të këshillave dhe kryetarë të komunave. Pohohet se në mënyrë drastike është ngritur pragu për parashtrim të listave të pavarura të qytetarëve në zgjehdje në 1 për qind nga trupi votues, që sipas tyre shkakton pozitë jo të barabartë të qytetarëve gjatë bashkimit në grupe inicuese për parashtrim të listave të pavarura për pjesëmarrje në zgjedhje. Ceket se këto ndryshime krijuan pabarazi të qytetarëve dhe diskriminim në dobi të partive, duke pasur parasysh se secila parti e cila gjithashtu paraqet grup të qytetarëve, mund të parashtrojë lista me kandidatë, ndërkaq është i regjistruar me 1000 votues. Plotësisht, sipas parashtruesve, kontestuese është që ndryshimet janë sjellë me procedurë jostransparente dhe të shkrutuar, pa konsultime paraprake dhe debat publik.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji i ri për arsimin e lartë parashikon reforma të Agjencisë për cilësinë në arsimin e lartë
Next Article Rrëfeu dhunën nga ish-bashkëshorti një vit më parë, Drenusha: Kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?