By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në fazën e fundit, mbyllja më 14 nëntor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në fazën e fundit, mbyllja më 14 nëntor
Maqedoni

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në fazën e fundit, mbyllja më 14 nëntor

admin
Last updated: 03/09/2025 08:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën e fundit, 14 nëntori 2025 mbyllja e çështjes së mbrojtjes Shkojmë tani në Hagë, ku gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën e fundit. Trupi gjykues ka caktuar datën 14 nëntor 2025 si afatin për përfundimin e mbrojtjes. Edhe pse vendimi është marrë nga trupi gjykues më 2 shtator, gjykata ka sqaruar se data mund të ndryshojë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është caktuar data 14 nëntor 2025 si afati i përfundimit të paraqitjes së provave të mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vendimi u mor sot nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Megjithatë, gjykata sqaroi se kjo datë nuk është përfundimtare dhe mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së procesit.

Mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga avokati Luka Mishetiq, ka paralajmëruar se pritet ta mbyllë paraqitjen e dëshmive deri në fund të tetorit ose, në rast nevoje, deri në fund të nëntorit. Nga ana tjetër, mbrojtja e Krasniqit, përfaqësuar nga Aiden Ellis, ka deklaruar se i duhen vetëm disa ditë, pasi ka vetëm dy dëshmitarë sipas rregullës 154.

Për ta përshpejtuar procesin, trupi gjykues po shqyrton edhe mundësinë e shtimit të një jave pune, nga 6 deri më 9 tetor, ndërsa palët kanë afat deri më 4 shtator për të paraqitur kundërshtimet.

Në vendimin e tij, trupi gjykues ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë me kohë kërkesat për dëshmitarët që do të dëshmojnë sipas rregullave 153, 154 dhe 155. Afati për këto kërkesa është 10 shtator 2025 për dëshmitë sipas rregullave 153 dhe 155, ndërsa për rregullën 154, dokumentet duhet të dorëzohen tri javë para dëshmisë.

Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave të saj më 15 prill 2025. Në korrik, mbrojtja kërkoi rrëzimin e disa akuzave sipas Rregullës 130, por trupi gjykues e refuzoi këtë mocion.

Procesi pritet të hyjë në fazën përfundimtare në muajin dhjetor, kur palët do të dorëzojnë edhe parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat. Kjo është planifikuar të ndodhë deri më 22 dhjetor 2025, para pushimit dimëror të gjykatës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mijëra rezervistë izraelitë paraqiten në detyrë përpara ofensivës në qytetin e Gazës
Next Article Galatasaray zyrtarizon transferimin e Gundoganit, zbulon edhe pagën e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?