By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjyqësori në RMV, Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjyqësori në RMV, Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor
MaqedoniTOP LAJM

Gjyqësori në RMV, Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor

admin
Last updated: 26/01/2025 13:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 janar – Vetë gjykatësit kanë besim të ulët në Këshillin Gjyqësor, thotë për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i këtij Këshilli, Aleksandar Kambovski. Sipas tij, qëllimi është që fillimisht të kthehet besimi nga gjyqësori, kurse për gjykatësin Enver Bexheti, I cili është në “listën e zezë” amerikane, potencon se nuk është e këndshme të shihet se si ende po ndanë drejtësinë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kuvendi nuk mund të shkarkojë anëtarë të këtij trupi, kurse shtë shprehur edhe kundër idesë për shkarkim të plotë. Qëllimi, sic thotë, është që të kthehet besimi nga gjykatësit, për shkak se edhe tek ata është në nivelin shumë të ulët.

ALEKSANDAR KAMBOVSKI – KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR

“Jemi dëshmitarë se shumë procedura zgjasin shumë gjatë nëpër gjykata. Duhet të konsultohen gjykatësit, përse është kështu, ku është problemi, ta detektojmë, të përpiqemi që përmes ndryshimeve ligjore të shkurtohen këto afate. Në këtë mënyrë edhe qytetarët më shpejt do të arrijnë tek drejtësia dhe do të jenë më të kënaqur. Kjo nuk mund të bëhet brenda natës, është një proces që duhet të zhvillohet me kujdes dhe në fund do të rezultojë me rritjen e besimit në gjyqësorin.”

Por, ndryshimet e fundit që paralajmërohen për Këshillin Gjyqësor janë se do të shkarkohen anëtarët që zgjidhen nga Kuvendi, për shkak të raportit negativ vjetor.

Kreu i Këshillit Gjyqësor nuk I sheh kritikat e pushtetit ekzekutiv si presione duke vlerësuar se nuk është ide e mirë që në mënyrë kolektive të shkarkohen trupat kolektive. Angazhohet për përgjegjësi individuale.

ALEKSANDAR KAMBOVSKI – KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR

“Nuk mund të themi se të gjithë gjykatësit nuk janë të mirë dhe duhet të shkarkohen të gjithë. Jo, përgjegjësia individuale është ajo që duhet t`i kushtohet kujdesi dhe me të vërtetë ata individë që nuk e kryejnë punën, të përgjigjen. Nuk mund që të gjithë të tjerët që bëjnë punën, janë profesionistë dhe personalitete me integritet të lartë, të vuajnë për shkak të kolegëve tjerë.”

Ndryshe, Kryeministri Mickoski, mbetet në qëndrimin për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor duke vlerësuar se besimi i ulët duhet të jetë nxitje për anëtarët që vet t`i braktisin pozitat dhe pret që anëtarët e rinj të zgjedhur të kenë qëllime dhe agjenda ndryshe nga të mëparshmit.

Mickoski ka përsëritur qëndrimin edhe për shkarkimin e anëtarëve që zgjidhen nga Kuvendi, duke potencuar se Këshilli Gjyqësor ka legjitimitet por nuk është legjitim në mesin e qytetarëve.// Intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Armëpushimi Izrael-Hamas! Pas 477 ditëve, lirohet izraelitja me origjinë maqedonase!
Next Article PLANI RAJONAL/ Dyfishim i ekonomisë të Ballkanit në 10 vite!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?