By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PLANI RAJONAL/ Dyfishim i ekonomisë të Ballkanit në 10 vite!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PLANI RAJONAL/ Dyfishim i ekonomisë të Ballkanit në 10 vite!
Maqedoni

PLANI RAJONAL/ Dyfishim i ekonomisë të Ballkanit në 10 vite!

admin
Last updated: 26/01/2025 13:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa integrimi ekonomik rajonal nuk mund të jetë mjeti kryesor i konvergjencës BE, me rendësi konsiderohet funksionimi i tregut të përbashkët rajonal për mallrat dhe shërbimet. Tregtia e mallrave brenda CEFTA-s kontribuon afërsisht 8.5 miliardë euro në eksporte më 2024, që përbën gati 6% të PBB-së së Ballkanit Perëndimor.

Shkup, 26 janar – Planet e Këshillit të Bashkëpunimi Rajonal (KRB) synojnë dyfishimin e ekonomisë se 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi) në 10 vitet në vijim. Objektivi u shpall në një dokument të fundit të KRB-së për zhvillimin e tregut rajonal 2025-2028. Ky synim do të rrihet nëpërmjet agjendave të orientuara në katër drejtime, së pari biznese të avancuara dhe një mjedis që i favorizon ato, së dyti kapital njerëzor me aftësi, së treti digjitalizim dhe ekosisteme të inovacionit dhe së katërti lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve. Një mjedis i favorshëm dhe konkurrues pritet të kontribuojë në një rritje vjetore prej 2% të Rajonit. Norma vjetore e investimeve të huaja pritet të rritet me 6.5% dhe punësimi do të rritet me deri në 1% në vit.

Produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme pritet të rritet me 10%.Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se ky plan do të zbatohet nëpërmjet përpjekjeve të forta mes vendeve, koordinimit dhe konsultimit gjithëpërfshirës brenda administratave të ËB6 me konsultat dhe monitorimi i vazhdueshëm nga BE.

Ndërsa integrimi ekonomik rajonal nuk mund të jetë mjeti kryesor i konvergjencës BE, me rendësi konsiderohet funksionimi i tregut të përbashkët rajonal për mallrat dhe shërbimet. Tregtia e mallrave brenda CEFTA-s kontribuon afërsisht 8.5 miliardë euro në eksporte më 2024, që përbën gati 6% të PBB-së së Ballkanit Perëndimor. Por sërish ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar, pasi një integrim më i thellë ekonomik i ngjashëm me Tregun e vetëm të BE-së mund të çojë rritje me 10 % në vit në tregtinë rajonale. Për të shfrytëzuar këtë potencial, rajoni duhet të thellojë lehtësimin e tregtisë së mallrave, duke e bërë tregtinë më të lehtë, më shpejt dhe më lirë.

Lehtësimi i tregtisë përfshin harmonizimin e dokumenteve dhe procedurave dhe tarifave. Duke thjeshtuar barrën rregullatore dhe duke ulur nivelin e kontrolleve, kompanitë mund të të furnizohen nga klientë të ndryshëm me çmime më të ulëta dhe në këtë mënyrë nxisin efikasitetin dhe inovacionin në proceset e prodhimit.

Këto masa nxisin ekonomi të shkallës dhe ulin kostot e prodhimit , duke bërë që konsumatorët të përfitojnë mallra me cilësore me çmime më të ulëta. Në një peizazh gjeopolitik dhe socio-ekonomik sfidues dhe që ka ndryshuar ndjeshëm, niveli aktual i konvergjencës ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe BE-së mbetet kokëfortë e ngadaltë, me fuqinë blerëse që është pothuajse 40% të mesatares së BE-së. Me një rritje mesatare 2.4% më 2024 është e pamjaftueshme për të mundësuar konvergjencë domethënëse me nivelet e të ardhurave të BE-së në periudhën afatmesme. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KRB) vlerëson se rruga e Rajonit drejt të ardhurave më të larta dhe konvergjencës me BE-në do të varet nga integrimi ekonomik brenda rajonit, dhe ndërmjet rajonit dhe BE-së.

Por tregjet e vogla të fragmentuara që nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë ekonomitë e shkallës dhe vuajnë nga atraktiviteti i kufizuar për investitorët, mungesa e kapitalit njerëzor dhe sfida të tjera të thella sistematike (d.m.th. që lidhen me qeverisjen, arsimin, infrastrukturën, etj.) vështirësojnë rritjen e standardeve drejt nivelit të BE-së. (Monitor.al)

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjyqësori në RMV, Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor
Next Article Armëpushimi Izrael-Hamas! Pas 477 ditëve, lirohet izraelitja me origjinë maqedonase

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?