By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gogu: Buxheti për drejtësinë në gjashtë vite u rrit me 105%, mbështetja nga partnerët arrin rreth 43,8 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gogu: Buxheti për drejtësinë në gjashtë vite u rrit me 105%, mbështetja nga partnerët arrin rreth 43,8 milionë euro
Shqipëri

Gogu: Buxheti për drejtësinë në gjashtë vite u rrit me 105%, mbështetja nga partnerët arrin rreth 43,8 milionë euro

admin
Last updated: 23/06/2026 12:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë tryezës së organizuar sot me partnerët e sistemit të drejtësisë, tha se financimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme gjashtë viteve të fundit.

Sipas tij, buxheti i shtetit për sistemin e drejtësisë nga 66 milionë euro në vitin 2020 në 135,6 milionë euro aktualisht, duke shënuar një rritje prej më shumë se 105 për qind në gjashtë vite. Gogu bëri të ditur gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë shtuar 709 vende pune në sistemin e drejtësisë.

“Në vitin 2020, buxheti i shtetit për sistemin e drejtësisë ishte 66 milionë euro. Sot është 135,6 milionë euro, një rritje prej më shumë se 105 për qind në gjashtë vite. Gjatë kësaj periudhe janë shtuar 709 vende pune në sistem”, tha Gogu.

Ministri nënvizoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë për periudhën 2025–2027 arrin në rreth 43,8 milionë euro.

“Mbështetja e partnerëve për periudhën 2025–2027 arrin rreth 43,8 milionë euro, një kontribut i rëndësishëm dhe strategjik që plotëson investimin e shtetit shqiptar. Modeli që besoj se duhet të bëhet standard është ai i bashkëfinancimit”, tha ai.

Duke sjellë si shembull projektet për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, Gogu tha se për sistemin ICMS (Juronix + CAMS), Suedia ka kontribuar me 2,5 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare me 9,6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Për sistemin ICMS (Juronix + CAMS), Suedia kontribuoi me 2,5 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare 9,6 milionë euro nga buxheti i shtetit”, tha ai.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian sipas Gogut ka financuar me 7,5 milionë euro sistemin CAMS të prokurorisë.

“Ky është partneritet. Ky është bashkëfinancim”, tha Gogu.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë
Next Article PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?