By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grupi kriminal i Laert Haxhiut, SPAK zbardh krimet, nga vrasjet tek tritoli ndaj Noizy-t
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Grupi kriminal i Laert Haxhiut, SPAK zbardh krimet, nga vrasjet tek tritoli ndaj Noizy-t
Shqipëri

Grupi kriminal i Laert Haxhiut, SPAK zbardh krimet, nga vrasjet tek tritoli ndaj Noizy-t

admin
Last updated: 12/11/2024 08:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të një grupi kriminal, që dyshohet se drejtohej nga Laert Haxhiu, i dënuari përjetë për “masakrën e Lushnjës”.

Për prokurorët e posaçëm, ky grup kriminal i përbërë nga Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi e Erisiano Abedini është përgjegjës për 13 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit, nga muaji prill 2021 deri në maj 2023, kur Haxhiu u arrestua në Greqi.

Grupi u zbulua pas pendesës së Artan Tafanit, që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Në dosjen e dërguar për gjykim, SPAK vë mbi shpatullat e të pandehurve akuzën për “vrasjen me paramendim” të Çajup Selimit, në qershor 2021 në Tepelenë, atë të Fridman Xhaferrajt, në të njëjtin muaj në Korçë, ku trupi i tij i pajetë u gjet në rezervuarin e Gjançit dhe të Alban Semakut, i njohur edhe si Elton Mermali në Peqin, në tetor të të njëjtit vit.

Ata akuzohen për “vrasje për gjakmarrje” të Albi (Dionis) Bashaliut në Gjoçaj Peqin, më dhjetor 2021, dhe tentativën e vrasjes së Kujtim Metës në prill 2022, në Lushnje.

Përveç këtyre krimeve, të pandehurit akuzohen për “shkatërrim prone me eksploziv” në 5 raste, një nga të cilat shpërthimi i ndodhur në qershor 2022 në lokalin në pronësi të rreperit Rigels Rajku në Durrës, i njohur si Noizy, dy vjedhje me armë dhe një rast i sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Sipas SPAK, përveç vrasjes së Çajup Selimit dhe Albi Bashaliut, të gjitha krimet e tjera ishin të motivuara nga hakmarrja e Laert Haxhiut ndaj Aldo Bares, që e lidhte me vrasjen e djalit të xhaxhait të tij, Klodian Haxhiu. Referuar hetimit, pas arrestimit të dy miqve të tij të ngushtë, Orges Bilbili e Anterio Kaloshi, aktualisht të dënuar përjetë, përmes anëtarëve të grupit që drejtonte Haxhiu ka ndërmarrë akte konkrete për vrasjen e personave që i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij.

Në të njëjtën dosje, SPAK mbylli hetimin edhe për 4 persona të tjerë të akuzuar për “moskallëzim krimi” ose “përkrahje të autorit të krimit” në krimet e grupit.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Rodri i hedh më shumë benzinë zjarrit: Viniciusin do ta votoja vetëm të tretin për Topin e Artë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?