By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia
Kosovë

Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

admin
Last updated: 20/07/2026 16:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje ish-bashkëluftëtarëve që ta shmangin kalimin nëpër Serbi, pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova” nga lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”.

Kjo lëvizje që përfaqëson pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake pjesëmarrëse në luftërat në ish-Jugosllavi, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe Prokuroria Serbe për Krime Lufte që t’i verifikojnë emrat e publikuar dhe të përcaktojnë nëse, sipas pretendimeve të saj, ndonjëri prej tyre është i përfshirë në krime.

Po ashtu, ajo ka kërkuar nga Interpoli lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa listat ua ka dërguar edhe policive të disa vendeve të Bashkimit Evropian për veprime të mëtejshme.

Gucati, përmes KosovaPress i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos bie nën kurthin e Serbisë që të ndalojnë shtetasit e Kosovës.

“Ne e dimë që Serbia nuk mendon mirë kurrë për shqiptarët e Kosovës, sidomos për pjesëtarët e UÇK-së. Ne kemi bërë thirrje edhe më herët, do bëjmë edhe këtu, veteranëve që mos të kalojnë nëpër Serbi. Të kenë kujdes, sidomos këto dy brigada, shkak që tash kanë dalur edhe publikisht nga çetnikët serb të cilët kërkojnë të bëjnë verifikimin e tyre dhe të ndalojnë shokët tonë. Është e vërtetë që kanë kërkuar nga Interpoli dhe shtetet përreth që të ndalen të gjithë pjesëtarët e UÇK-së. Unë i bëj thirrje vendeve të Evropës që të mos bien nën kurthin e Serbisë, të cilët dëshirojnë gjithmonë të destabilizojnë vendin tonë. Ne e dimë që Serbia edhe kur të flejë në gjumë e k ëndërr Kosovën për ta marrë, por ajo punë ka vdekur”, tha Gucati.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë dhe ta ngrejë këtë çështje në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në vendet evropiane dhe në shtetet anëtare të Interpolit.

“Unë vetëm kërkoj nga Qeveria jonë që ta ngris zërin më shumë në arenën ndërkombëtare, sidomos në Evropë që mos të ndalen pjesëtarë të UÇK-së dhe është mirë që Qeveria të reagoj menjëherë.. Duhet të dërgoj një letër të gjitha vendeve të BE, sidomos atyre të cilat janë anëtare të Interpol-it”, tha Gucati.

Ndërkaq, avokati Arianit Koci tha se jo vetëm pjesëtarët e UÇK-së, por edhe qytetarë të thjeshtë vazhdojnë të përballen me probleme gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë, për çka ka rekomanduar që në këtë fazë ta shmangin udhëtimin nëpër këtë shtet.

Sipas tij, Serbia në vazhdimësi ka bërë kërkesa në Interpol, por shumica prej tyre nuk janë marrë parasysh jashtë territorit të saj.

Koci, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet më shumë për qytetarët e Kosovës.

“Çdo pjesëmarrës i UÇK-së po ka probleme kur po kalon në Serbi dhe unë rekomandoj që të mos kalojnë në këtë fazë. Sa për kërkesë të Interpolit, Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ka bërë kësi kërkesa, Interpoli nuk i ka pranuar. Jashtë Serbisë, Interpoli shumica e atyre kërkesave nuk i ka marrë parasysh. Nuk e di qëllimin e kësaj kërkese, por edhe pa këtë kërkesë policia serbe po u bënë probleme pjesëtarëve të UÇK-së, madje edhe qytetarëve të thjeshtë, disa po i dënon me para, disa po i arreston disa ditë vetëm një shenjë me ja gjet në telefon të UÇK-së apo në veturë.. Ambasadori i Kosovës në serbi është jashtëzakonisht i angazhuar në të gjitha këto çështje dhe jam i kënaqur me punën e tij. Qeveria mundet gjithmonë të bëj më shumë për qytetarin e Kosovës, nuk mundeni ta paramendoni sa probleme kanë qytetarët kur kalojnë në Serbi”, tha ai.

Në postimin në faqen e vet në rrjete sociale, kjo lëvizje i ka [ ata kanë publikuar edhe emrat e të gjithë pjesëtarëve të Brigadës 111 dhe 121.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miraton dy projektligje
Next Article “Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?